Zelensky: Vizita e Biden në Kiev do të ishte “sinjal i rëndësishëm”

J L

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky beson se do të ishte e rëndësishme që kreu i administratës amerikane, Joe Biden, të vizitonte Kievin.

“Është e rëndësishme. Mendoj se është shumë e rëndësishme sepse besoj që Biden është Presidenti i qytetërimit më të madh demokratik në shoqërinë tonë, kështu e konsiderojnë ukrainasit”, tha Zelensky për Fox News.

Ai u shpreh se është shumë e rëndësishme që Biden të shohë çfarë ka ndodhur në Bucha dhe Borodyanka.

“Ukrainasit e shohin SHBA si partnerin e tyre strategjik, do të ishte një sinjal i madh për ne nëse vinte. Johnson erdhi. Do të ishte gjithashtu mirë që Biden të shihte Ukrainën”, shtoi Zelensky.

j.l./ dita

 

Share This Article
2 Comments
  • C’do Gjje me radhe, sepse shkatrimet do mbeten per nje kohe te gjate dhe ai do i shohe me vone.Usa po u ndihmon dhe do u ndihmoje te rindertohen kur te shporin Putinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *