VIDEO/ Përplasi çiftin dhe foshnjën 3 muajshe, Ajas Sulejmani nuk e kishte patentën të pezulluar, ishte gjobitur edhe më parë!

Amelda Amelda

Ajas Sulejmani, shoferi i automjetit tip “G Class” që përplasi çiftin dhe foshnjën 3 muajshe në karrocë në rrugën e Kavajës, nuk e kishte lejen e drejtimit të pezulluar, raporton ReportTv. 39-vjeçari e kishte marrë patentën para 3 javësh ndërsa ditën e djeshme, pas aksidentit i është pezulluar 24 muaj pasi nga verifikimi me drogëtestues ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike kanabis).

Lejen e drejtimit e kishte marrë para 6 vjetësh në Tepelenë (Gjirokastër) kategoria B dhe gjatë kësaj kohe kishte masa administrative të ndryshme në historikun e tij si drejtues mjeti, nga të cilat dy për shkelje të sinjalizimit rrugor, një për shkelje semafori, një për shpejtësi mbi normat e lejuara, një për rrip sigurie, një për xhamat dhe dy për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme kur çifti me foshnjën po kalonin vijat e bardha. Pas aksidentit të rëndë, 39-vjeçari zbriti nga makina dhe u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë në mes të rrugës familjen e plagosur. Ishin kalimtarët e rastit që i ofruan ndihmën e parë çiftit Vilma Konomi, 43-vjeçe, Arion Konomit, 48-vjeç, dhe foshnjës 3 muajshe ndërsa janë dërguar në spitalin e Traumës për mjekim.

Ajas Sulejmani kaloi me shpejtësi duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, i përplasi çiftin dhe foshnjën teksa po kalonin në vijat e bardha dhe me semafor jeshil të ndezur, e më pas doli nga rruga. Arratia 39-vjeçarit, zgjati rreth 3 orë, pasi u arrestua në një spital privat në Tiranë. Menjëherë pas aksidentit, policia shoqëroi si dëshmitar edhe kushëririn e tij, i cili nuk dihet nëse ishte pasagjer në makinë.

Por kjo nuk ishte hera e parë që efektivët e patrullës rrugore “përballeshin” me Sulejmanin, pasi ky i fundit ishte gjobitur deri më sot plot 8 herë, për shkelje të kodin rrugor.

Ajas Sulejmani, nuk është një emër i panjohur për policinë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit. Drejtuesi i makinës luksoze me targa të gjermane, është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor.

Sulejmani ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2014 nga autoritetet amerikane, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike. Ende nuk dihet nëse Sulejmani e ka mbyllur këtë çështje me drejtësinë amerikane.

Ndërkohë për fat të mirë, fëmija ka arritur të shpëtojë pa dëmtime që i rrezikojnë jetën, por nëna e tij dhe babai janë plagosur më rëndë dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

a.m/dita

Share This Article
5 Comments
  • Ky kerkohej nga policia jashte. Ketu ndalohej nga policia dhe gjobitej?!!!! Po kur kerkohet nga policia jashte, a lajmerohet policia jone? Apo tym hesaoi. E kam thene me kohe; kontrolloni makinat e shtrenjta. Nje G-klass e re kushton mbi 100 mije€; me cfare pune merret personi? Eshte shume e thjeshte te gjesh trafikantet. Kontrolloni mjetet e shtrenjta. Verifikoni shenjat e gishtave; me siguri Ka nderruar emrin/ mbiemrin, si shumica e trafikanteve.

  • I drejtohem drejtesise ,se nuk e di ligjin ne Shqiperi .Ne perendim Europe ,kur nje njeri ben aksident ,si rasti ne fjale , me vdekje , plagosje ose edhe te lehta duhet te qendroje . Vetem per largimin denohesh 3 vjet mbi denimin ,dhe per te tjerat , droga ,pija e tj, mer denimin tjeter simbas ligjit .Pra plus 3 vitin e ikjes e fshehjes se ligjit .

  • Edhe neve ne departamentin e shtetit ne USA na rezulton ne dokumentat tona me se shumti emri ‘Tepelene’ dhe ‘Tropoje’, se sa ‘Tirana’ dhe ‘Albania’! Aq sa nenpunesit tane amerikane kane filluar te kujtojne se Tepelena dhe Tropoja jane shtete, ndersa Tirana dhe Albania qytete te tyre!

  • Jo vetem makinen qe sduhet ta ngase po ky nuk duhet te Levine I lire per ca vite. Rraseni brenda shkerd.aten, ky lloj plehre nuk I hyn ne pune askujt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *