Alibeaj mbledh Kryesinë, mungojnë dy deputetë

Amelda Amelda

Kreu i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot Kryesinë e PD.

Mediat raportojnë se në këtë mbledhje do të diskutohet mbi agjendën e grupit të PD.

Raportohet se të pranishëm në sallë janë vetëm deputetët Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliu, ndërsa edhe sot mungojnë Luçiano Boçi dhe Ervin Salianji.

Ndarja e demokratëve që nisi me bojkotin e rreth 35 deputetëve të grupit parlamentar në Kuvendin e thirrur nga Komisioni i Rithemelimit ka nisur të reflektohet në të gjitha organet drejtuese të Partisë Demokratike.

Kjo ndarje e grupit parlamentar të PD vjen në një kohë që maxhoranca vazhdimisht i bën thirrje opozitës sa i takon negociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Alibeaj e ka shprehur bindjen për përfshirjen në negociata me shumicën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, madje bashkeë me deputetët e grupit kanë propozuar dhe draftin si duhet të bëhet zgjedhja.

Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit përmes Këshillit Kombëtar të PD vendosi përmes një rezolute kushte për shumicën për një proces serioz sa i takon zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Nga ky proces përjashtoi grupin e Alibeajt.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Hi,hi,hi,hi!
    Zagaret e llojit salianji,boci,nuk po dine,ne cfare oborri te zgjedhin per te lehur.
    Shpejtoni,te mbertheni ndonje oborr,sic keni bere gjithmone,pa ja u mbyllur dyert,ku mbas kesaj keni per te lehur rrugeve,por pa pagese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *