Stoltenberg: Putin të fillojë negociatat e paqes

Amelda Amelda

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që t’i japë fund luftës në Ukrainë menjëherë.

Duke folur për gazetën gjermane Die Welt, Stoltenberg tha se Putin duhet t’i tërheqë trupat e tij nga Ukraina dhe të fillojë negociatat e paqes.

“Ne qëndrojmë fuqishëm në krah të Ukrainës dhe do të vazhdojmë ta ndihmojmë këtë vend që të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje”, tha Stoltenberg.

Komentet vijnë në ditën kur Rusia shënon Ditën e Fitores, apo atë që njihet si mposhtje e Gjermanisë naziste, më 1945.

Stoltenberg tha se Putin e ka shfrytëzuar rregullisht fjalimin e tij të 9 Majit për të përhapur gënjeshtra për Perëndimin dhe për të kritikuar NATO-n.

“Unë pres që Putini përsëri të përhapë gënjeshtra për NATO-n dhe Perëndimin në përgjithësi”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij për Ditën e Fitores, Putin e uroi ushtrinë e tij dhe tha se Perëndimi ka bërë “komplote” për të kërcënuar Rusinë.

Sipas Putinit, “operacioni ushtarak” në Ukrainë ka qenë “i nevojshëm” dhe “në kohë”.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më në lindje.

Mijëra njerëz janë vrarë në luftime dhe miliona janë zhvendosur nga shtëpitë.

Përfaqësuesit rusë dhe ata ukrainas kanë nisur negociatat për paqe shumë shpejt pas shpërthimit të luftës, por, deri më tash, ato nuk kanë sjellë ndonjë rezultat.

Perëndimi ka ndërmarrë sanksione të ashpra, ekonomike dhe diplomatike, kundër Rusisë, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim./ REL

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • po, cfar tagri ke ti mor’
    kok loqe, te komunikosh me nje
    kryetar te nje shteti sovran ?!? .
    po ti, nje cop kapterr lufte je, o kok that .
    ka struktura te tjera qe duhet te te thone ty
    mjaft dhe t’i heqin veshin atij kok miut
    te ukrahines .
    po kaq te trash e keni propoganden anti ruse, sa
    dhe nje qorr e kupton qe eshte fallso dhe e peshtire ?
    po pse berisha e xhacka me deklarata shkolle, eshte njerezimi,
    qe te pranoje dokrrat tuaja ?!? .

    • Kurse komenti yt eshte propagande e hapur proruse ashtu sic o porosit ambasada ruse ne Tirane.
      Ti dhe kushdo qe mundohet te mbroje agresioni barbar ruse dhe krimet ruse ne Ukraine ta leje tifozllekun pro-rus nga Shqiperia dhe te vene ne Rusi se Putini ka nevoje urgjente per mish per top.
      Shkoni atje qe te filloni redhe nje here nga ushqimet me tollona e te ngriheni ne 4 te mengjezit para se te zbrazen dyqanet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *