Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i ka kërkuar SPAK që të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzën e vrasjeve në Bulevard në 111 Janar të 2021-t si dhe për shpërthimin në Gërdec në 15 Mars të vitit 2008-të.
Deklarata e ministrit Manja erdhi gjatë konferencës “Drejtësia në kohë sfidash” që po zhvillohet në Tiranë.
Në fjalën e tij Manja deklaroi se drejtësia duhet të hetojë gjithashtu edhe djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishën, për pasurinë e tij.
Ai tha se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.
“E ku jemi ne sot me drejtësinë?
ankara escort
çankaya escort
eryaman escort
etlik escort
ankara ucuz escort
balgat escort
beşevler escort
çankaya escort
cebeci escort
çukurambar escort
demetevler escort
dikmen escort
eryaman escort
esat escort
etimesgut escort
etlik escort
gaziosmanpaşa escort
keçiören escort
kızılay escort
maltepe escort
mamak escort
otele gelen escort
rus escort
sincan escort
tunalı escort
türbanlı escort
ulus escort
yenimahalle escort
Do të më falni që nuk do të rreshtoj këtu arritjet. Që nuk janë te pakta po të kemi parasysh se ku ishim deri para disa vitesh. Jam i bindur që këtë do ta bëjnë të tjerë këtu. Sepse mund të flitet vërtetë shumë për risitë dhe dobitë e Reformës në Drejtësi. Mund të flitet sot për dobinë dhe potencialin e madh të institucioneve të reja të drejtësisë. Por këtu unë dua të them dy fjalë për elefantin në mes të dhomës së drejtësisë së re, si i thonë fjalës.
Ai zotëria i shpallur “non grata”, si kalorës i korrupsionit dhe kundër demokracisë nga aleati jetik i vendit dhe kombit tonë, nuk është problemi i Amerikës, por i Shqipërisë. Shqiptarët meritojnë të dinë si qëndron drejtësia e re në raport me këtë çështje të rëndë për shtetin shqiptar, të cilën Qeveria Amerikane e ka thënë shumë qartësisht se u takon institucioneve shqiptare ta hetojnë dhe ta gjykojnë!
Zotëria është i famshëm për karshillëkun e tij ndaj ligjit dhe organeve të drejtësisë, të cilave u ka përplasur deri edhe derën në fytyrë, duke penguar ekzekutimin e urdhërave të tyre pas vrasjes së katër qytetareve në bulevard. Nuk është thirrur megjithatë kurrë nga organet e drejtësisë, as për ato vrasje, as gjithë atë shpërthim kriminal municionesh që hodhi në erë qindra shtëpi e mori dhjetra jetë njerëzish, as për të tjera skandale korruptive marramendëse, ku mbiemri i tij ka qenë qershia mbi tortën e babëzisë!
Madje mund të them, meqë kemi dhe titullin e konferencës të tillë, ai jo vetëm nuk është pyetur kurrë nga organet e drejtësisë deri më sot, por e sfidon vetë sensin e drejtësisë, duke anatemuar deri institucionet e reja të drejtësisë.
Unë vërtetë kam një karrierë të tërë në prokurori, po këtu as nuk po bëj prokurorin, as po ngre akuza! Nuk po bëj as gjykatësin dhe as po shpall fajtorë. Por po bëj hapur, troç, me zë të lartë, atë pyetje që bëjnë shqiptarët prej kaq shumë vitesh dhe sot edhe më shumë se dje, qëkur ndodhi shpallja “non grata” e Sali Berishës:
Ore kur do hapen nga drejtësia e re petët e lakrorit të këtij njeriu që e ka pasur okllainë e pushtetit në dorë kur kanë ndodhur gjëmat dhe skandalet më të mëdha në këtë vend?! Nëse është i pafajshëm siç ulërin me të madhe, dhe një dynja e gjitha, bashkë me vetë shtetin amerikan kanë lajthitur deri në pikën që t’i bien në qafë një plaku qelibar, atëherë le të na e thotë pra drejtësia e re këtë!
Të hetohet roli i tij në 21 janar, të hetohet roli i tij në Gërdec, të hetohet roli i tij në aferat e bujshme të Çez/Dias, apo klubit Partizani, të hetohen edhe burimet financiare të djalit të tij, që atje në Amerikë është bërë edhe personazh filmash e librash… dhe nëse në të gjitha këto punë që nuk duken hiç të bardha, zotëria del i larë, hajde t’i kërkojmë falje dhe t’i kërkojmë edhe Amerikës t’i kërkojë falje!
Po jo kështu; nisen hetime kryesisht për personazhe dytësore e tretësore dhe nuk preken me dorë kallzimet për kryepersonazhin e tragjedive e dramave më të mëdha të këtyre tridhjetë vjetëve, që vazhdon sjell vërdallë jetën publike shqiptare si ata gangsterët e Hollivudit!
Kjo nuk i bën asnjë nder drejtësisë dhe më keq akoma, e minon besimin tek drejtësia e re!
Nëse ne do të donim që drejtësia të merrej me ata që vjedhin qindarkat e qytetarëve në urbanet e Tiranës, apo me 10 mijë-lekëshat e rryshfetit të nënpunësve në sportelet e shtetit, që sapo i mbyllëm perfundimisht, dhe jo me kokat e korrupsionit, atëherë pse duhej të bënim Reformën në Drejtësi, këtë super-ndërrmarrje ku u angazhuan me të gjitha forcat edhe aleatët tanë strategjikë?!
Kishim drejtësinë e vjetër që e qante me lot dënimin e atyre që s’kishin t’u paguanin rryshfete gjykatësve!
Nuk po kërkoj këtu asgjë më shumë se sa DREJTËSI, të barabartë për të gjithë dhe flas me kokën lart, duke ju parë drejt e në sy, sepse flas në emër të një force politike në qeveri, që ia ka hapur derën organeve të drejtësisë së re për të hetuar të madh e të vogël në oborrin e saj! Jo vetëm kaq, po flas ne emer të një force politike, që është vendosur në anën e drejtësisë, duke e udhëhequr reformën dhe duke u bërë garante e saj, me fuqinë e shembullit të saj!
Po ne nuk mund ta kemi më gojën vetëm për t’ju thënë bravo kur goditen njerëz të lidhur me forcën tonë qeverisëse, sepse u bënë afro 5 vjet që Vetingu nxjerr nga sistemi prokurorë e gjykatës të korruptuar dhe ne presim. Madje aq shumë ka nxjerrë sa kemi probleme të paparashikuara me boshllëqet në gjykata. Por për çfarë sensi drejtësie flasim kur ata që e kthyen drejtësinë në pazarin e gjësë së gjallë, që u majmën duke nxjerre kriminelë nga burgjet dhe duke gllabëruar pronat e të tjerëve, sot vazhdojnë të patrazuar jetën e tyre prej pasanikësh!
Ku është drejtësia e re me kërkesën e shkruar edhe nga Bashkimi Europian që të korruptuarit e djegur nga Vetingu të japin llogari para drejtësisë?
E çuditshme dhe e neveritshme në fakt, që këta që nuk justifikojnë miliona euro pasuri si rrogëtarë të shtetit, janë akoma sot të padukshëm e të paprekshëm, ndërsa një qytetar i zakonshëm që shkel ligjin, hetohet me rrënjë e me degë dhe dënohet pa hezitim!
Unë nuk di ta shpjegoj këtë ngurrim zvarritës, po di që pa u dënuar ujqit e drejtësisë së vjetër, çakejtë do të vazhdojnë të bëjnë kërdinë nën hundën e drejtësisë së re! Kam dyshimet e mia që burojnë nga simbioza e hershme mes eksponentëve të caktuar të drejtësisë me politikanët e vjetër që kanë dominuar dhe dominojnë akoma shpirtrat e ndrydhur, por nuk dua ta besoj dot se frika e vjetër ka gjetur fole edhe në shpirtin e drejtësisë së re! Le të shpresojmë se është vetëm çështje kohe zgjerimi i spektrit të goditjeve të drejtësisë së re. Unë e besoj këtë.”, deklaroi Manja.
Kujtojmë që edhe kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK gjatë Asamblesë së PS, që të mos qëndroje vetëm në një krah, por të hetojë të gjithë ata që kanë grabitur këtë vend gjatë qeverisjeve apo pushtetit të tyre.

Kjo lehje si qeni pas gardhit tregon qe km qenka deti ne fyt me inceneratoret dhe laku po ngushtohet
Ku ishit o te dhjere per tre mandate me gerdecin qe lihni tani apo ngaqe ju nevojitet per kembim me krimet e juaja
Per 7 vjet bllokuat vetingun kur nje qeveri e ndergjegjshme do i duhej 6 muaj
Spak duhet te kaloje ne site vetem te ps me ne krye km mbasi te ngrihet nje qeveri teknike pastaj krejt te tjeret
Te lumte more djale. Keshtu flitet dhe mos pushoni se kembenguluri deri ne fund. Per kete ju kemi mbeshtetur e do ju mbeshtesim deri ne fund.
Mos te harrojne keta pehlivanet e SPAKUT se marrin nga 6 milione leke te vjetra nga taksat e nje populli te varfer qe nuk kane me se te ushqejne femijet.
Kjo çeshtje duhet te behet problem parlamentar dhe te largohen dhe te ndeshkohen ata pehlivane qe po e sabotojne kete reforme.
Manja duhet te kwrkoje doreheqjen e Arben Llalles, komshiut te Sali Berishes ne Lalez
Pse nuk ngritet Komision Parlamentar per ta hetuar juve te PS?
I mblidhnit gjithe deshmiote, provat, ja dergonit SPAKut.
Tani u kujtuat?
KUNGULL I RRITUR NE HIJE
RRI HULUSI E MOS BEJ ZE
BEJ HYZMET MJEKRES SI CJAP
HA PERSHESHIN HE PER HE
DHE PAK DITE E PERSERI
E SHEH VETEN NE PESHKOPI
shiko se mos hapni dosje per kocesionet edroga, apo
qofte unazen e tiranes se…… keni muhabet me shoqen
kim pasaj.
Zotnia Y. Mania, kerkoja SPAK-ut ne rruge zyrtare te filloje hetimin per Berishen, jo me kercenime nga foltorja e Kuvendit.
Perse nuk e beni, perse nuk e keni bere ?
Cuditshem me c’po ndodh, ka gati 1 vit me akuzat ndaj Berishes , familjes dhe bashkepuntoreve te Tij.(!) Kane Kaluar gati 9 vjet qe Berisha nuk eshte me ne pushtet, nderkohe qe akuzat qe permend Ylyvi Mania i perkasin bemave te Berishes te kryera para vitit 2013, vit qe Edi, Balla, Ylyviu e te tjere erdhen ne pushtet. Pra, u deshen 9 vjete qe zoterinjte pushtetare te sotem te “piqen” per ta vene Berishen perballe SPAK, por aspak me akuze zyrtare te leshuar prej tyre !!!!
Cfare eshte duke ndodhur me kasten e pushtetareve te sotem ? Presion nga KIM ? – Nuk e mendoj te kene presion prej Saj, perkundrazi eshte Ajo qe indirekt eshte duke u perdorur prej kastes me ne krye Ramen, me qellim ndeshkimin e Berishes, jo me duart e tyre, por nga duart e te tjereve : Te KIM dhe tashme po ia kerkojne SPAK-ut.
Por , mendimi te shpie qe keto kerkesa dhe kritika te bera keto dita ndaj SPAK-ut te shihen si nje presion per te detyruar devijimin e hetimeve nga SPAK te Te Korruptuarve te fresket, te “castit”, qe domosdo te shpien tek Kreu i Qeverise, tek disa Ministra te Qeverise Rama, tek disa Kryetare te Bashkive, midis te cileve te bien ne sy kreu i Bashkise seTiranes dhe ai i Fierit. Nderkohe afera te dyshimta dhe shkelje te procedurave ligjore jane bere me koncesionet, me Stadiumin Kombetar “Qemal Stafa”, me Teatrin Popullor e tj.
Perse SPAK po heton mbi Qeverine Rama, institucionet e saj, si edhe Bashkite Tirane, Fier, Elbasan e gjetke ?
Sepse ne SPAK jane dorezuar akuza konkrete nga mekataret – njesoj te korruptuar, te djeshem por qe vota e qytetareve i shkuli nga pushteti dhe i ka nxjerre ne “opozite”.
Po, ju mor zotnia Y. Mania, meqe keni kaq shume akuza ndaj parardhesve tuaj, keni fakte dhe deshmi dhe dokumente qe vertetojne krimet dhe korrupsionin e tyre, perse keni nguruar dhe nguroni t’i dergoni ne Prokurori, ne SPAK ?
Justifikimi i juaj me ne krye Ramen, ka qene se Berishen, Bashen e te tjere , i ka per detyre t’i hetonte Drejtesia e vjeter ( e Saliut), dhe tashme duhet t’i hetoje Drejtesia e “Re”. Pra , ju more zoterrinj xhas-pushtetare, nuk keni deshiruar dhe vashdoni te mos dergoni akuzat tuaja ne SPAK ndaj parardhesve tuaj me ne krye Berishen dhe Bashen, per ti vene perballe Drejtesise. Ata e kane bere, ju tashme jeni objekt i SPAK. Uroj qe SPAK ta kete seriozisht, sepse pas jush do t’i vije rradha “kundershtareve” tuaj , njesoj mekatare, ndoshta edhe me shume nga ju !
KUJDES MJEKREN HULUSI
HA PERSHESH E MOS BEJ ZE
SHTYJI DITET SI TE MUNDESH
DITA VJEN MBETESH PA GJE
Rasti shqiptar është unik! Dënohen njerës të tjerë për vogëlsira dhe nuk thirret përpara drejtësisë krye mafjozi i shtetit shqiptar në këto 30 vjet të demokracisë. Dëmet, që i janë bërë shqipërisë në këto 30 vjet janë të pallogaritëshme. Shqipëria u shkatërrua, u dogj; ajo u vodh dhe u shit duke nënshkruar traktate ndërkombëtare në disfavorin e saj. Politika e ndikuar nga agjenturat e huaja e ktheu shqipërinë në vitet 90 në një shesh lufte ku dukej sikur kishin shpërthyer disa bomba atomike njëherësh dhe, shqipëtarët iknin, iknin ku të mundnin e me çfar të mundnin. Kështu u dëbua gjysma e popullsisë së shqipërisë dhe, po të kemi parasyshë faktin, që shqipëria u coptua më 1913, se nuk kishte njerës të mbrohej- DËBIMI I SHQIPTARËVE ME GENOCID PAQËSOR NË VITET 90 DHE, KALIMI I SHQIPTARËVE PËRSËRI NË PAKICË NË BALLKAN KA RËNDËSI TË MADHE PËR MBIJETESËN E TYRE.
SPAK të mos harroj edhe krimin zgjedhor të flliqur të “tërmetit” të Edi Ramës në Dibër ku i nerumi Ulusi është subjekt i këtij krimi që mori përmasa kombëtare në krimin e patronazhistëve të 25 prillit.
Krimi zgjedhor ësht pararoja e të gjithë krimeve, dënoni Ulusi Manjët e tërmeteve zgjedhore dhe keni zhdukur farën e të gjithë krimeve të tjera.
Sa për Sali Berishën, mbasi SHBA e shpalli non grata dhe piketuan Lulzim Bashën si personi i besuar i tyre antiBerish në PD, edhe kur ai me azapët e tij rrethoj për të pushuar selinë e PD duke thyer bravat dhe dyertë e blindiuara , qe Edi Rama që u hodh në sulm kundër Lul Bravës duke fajsuar jo kryeun e brava dhe dyer thyersëve, polikriminelin Sali, por Lulzim Bashën, dhe treshja e dinosaurve të kusarisë Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha u bën një në kryqëzatën antiamerikane që të vrisnin politikisht Lul Bashën duke sfiduar edhe mbështetjen e Eskobar dhe ambasadores Kim dhe ja arritën të riciklonin kërmën Sali në politikë.
Prandaj ministri i pseudodrejtësisë, Ulusiu i tërmeteve zgjedhore kriminale të mos na shes pordhë të qelbura të Edi Ramës në kongreset e patronazhistëve zgjedhor të tij që kërkon gjoja të hetoj SPAK kufomën Sali sepse qe ai që e ricikloj atë duke luftuar haptazi dhe vrarë investimin amerikan në PD, Lulëzim Basha.
Pordhët e Edi Ramës për hetime të SPAK për Salin, subjekti i krimit të tërmetit zgjedhor të Dibrës, mender ministri Manja, ti shijoj për vehte dhe patronazhistët e PS dhe jo të qelb mbar opinionin e mjedisin politik se janë vetëm pordhë të qelbura të shout të përditëshëm gebelsian të mjeshtrit global të mashtrimit mediatik.
Zonja KIM , megjithe respectin e thelle
qe kam per JU , nje respect te padisku-
tueshem per mikun tone te madh, SHBA. degjova nje qytetar nga Permeti
qe kishin futur ne burg nje trainer futbo-
lli eshte denuar me 2 vjet burg sepse
ishte qirasur me 15 mije leke te vjetra dhe kjo ishte akuza qe i bente SPAK-u
ketij traineri qe jeton ne nje shtepi me 40 m2 ! Tjetra denohet dhe duhej denu-
ar per postin qe kishte ……
Por ky SPAK po merret me “Cironka”,
ndersa “Tiburonet” e politikes shqiptare
bejne gjumin e embel ne Gjirin e Lalezit
pa i hyre gjem ne kembe ! Shqiptareve
po i bi te fiket se bertituri : SPAK ! Mos
u merr me cingerrima ! Shkoni direkt dhe pa humbur kohen kot dhe shperble
beni me paga astronomie ne krahasim me pendionin tim prej 150’mije leke te
vjetra ! Sa turp ! Turpi Botes ju mbulof-
te juve zoterinj qe keni pushtet qe talle-
ni me nje nje popull qe me sakrifica te
paimagjinushme mbyllin muajin !
Me keqatdhje ne intervisten tuaj pashe
qendrimin tuaj ndaj SPAK-ut qe ende
keni iluzion per kete organ gjyqesor !
Me kete deklarate tuajen Ju krijiar ikon-
fusion sikur i the shqiptareve se Peshka qenet jane te pa gjykuar duke iu kunder
KM aktual ndaj te cilit nuk kam ndonje
simpati kushedi ! Mbetem I papajtue-
shem persa i perket fushes ekonomike
dhe sidomos qendrimin e tij ndaj tyre,
Dhe mbi te gjitha KM yne nuk perfaqe-
son interesat klases nga i cila merr votat….!!!
Zonja e nderuar KIM nuk ka ardhur momenti qe keta pelivane e dredharake
t’i rikthehen Vetingut sepse deri me sot
praktisht nuk ka hetuar asgje: U turren
pas Dvoranit dhe klithen “EUREKA”. !
Gjetem te “korruptuarin” dhe cilin ? Pikerisht ate Jurist te nderuar I dekoru-
ar nga SHBA ! A nuk eshte kjo nje sfide
e hapur kunder SHBA , Zonja KIM ?!
Para afro 3 vitesh, ambassadori i nderuar LU tha.citoj :”Deri tani Peshait e medhenj, tash peshqit e vegjel do te
hane peshqit e medhenj” Sa disillusion,
kane kaluar 3 vite dhe Peshqit e Me- dhenj vazhdojne te gllsberojne pame-
shire “cironkat”’ ! Asgje e Re nuk po ndodh ne 28 km te territorin shqiptar me perjashtime qe famekeqi SPAK I
quan me paturpesi “SUKSESE” qe vec
suksese nuk jane ! Ne kete organizem
juridik shqiptaret e zakonshem , 95 per-
qind e tyre, nuk aprovojne veprimtarine
e SPAK-un ! Ne shqiptaret themi : Demi
kapet prej briri ndersa SPAK-u e ka kapur Demin prej BISHTI dhe ne bisht po mbrtet ! Vetem ju dhe kur themi ju e
kam fjalen per SHBA qe t’i fute kembet
ne nje kepuce SPAK-Ut : Ose te kryeje
deturen ose te hapi rrugen dhe une jam
I bindur se me marrjen ne hetim e dal-
daljen para Drejtesise se Binomit Beri-
sha – Meta , nese nuk dergohen ne Hage, atehere KRAJA dhe anetaret e tjere te SPAK- ut do te japin doreheqjen
per te mos u perballuar me binomial sepse jo per gje tjeter por keta notojne
ne te njejten anije, anijen e korrupsionit!
Me beso zonja KIM te gjithe keta jane
“BRUMI “ i thartuar i SB dhe IM …..!
Komenti im …..
E gjitha propagandë drogaxhinjsh,hajdutësh dhe antishqiptarësh për të larguar vëmendjen nga aferat korruptive të Edvin Drogës.U bë sharlatani provincial Ulsi Manja Ministri i Drejtësisë,ai që bëri Kryeprokurore Arta Markun dashnoren e vet.Dy herë diskretitoi Shqipërinë zagari Ramës me zhurmën për shkarkimin e Ilir Metës por i hëgrën mutin,kurse tani pas 9 vitesh kërkon hetimin e Berishës për Gërdecin që rilindasit ishin deri në Strasburg pro variantit të Berishës si defekt teknik dhe 21 Janarin që Rama e mbylli duke i bërë ata që qëlluan Drejtorë dhe Kryetarë Bashkie.Ju po vërtetoni që Berisha është më pak i përlyeri në llumin e politikës shqiptare.Na keni bërë me zor me Berishën o plehra.
Eshte e kote te flasesh per drejtesine e re. Ku ka drejtesi te re apo te vjeter. Cjane keto koncepte?
Drejtesia eshte nje.
Shiheni punen tek zgjedhje e njerezve qe punojne ne drejtesi. Keshtu ndodh kur zgjedhja behet me miqesi. Ju te majtet qe sjeni te tille, e zgjodhet Krajen. E shihni rezultatin. Po ju keni nje gje, qe nuk ndaheni nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Jeni nje. Keshtu eshte kur i ferkoni krahet kriminelit te Gerdecit ne spitalin ushtarak. Krimineli merr krahe.
Cfare qeverie jenj ju kur nuk vini ne pozita pune organet e drejtesise. Jeni bere si zedhenesa. Akoma keni 10 vjet qe mereni me djalin e ish kryeministrit Shkelzenin e te gjithe te korruptuarit por rezultati eshte zero.
Ne sistemin e drejtesise nuk ka rezulrate pozitive. E kuptoni cfare drejtesie keni instaluar. Te gjithe keta monstra gjyqtare e prokurore qe sjane rikonfirmuar ne detyre eshte rezulrat i punes tuaj te dobet, jene zgjedhjet e gabuara qe keni bere nder vite duke emeruar ne gjyqsor njerez qe diheshin qe jane te korruptuar.
Ku jane rezultatet e SPAKUT, asgje ska bere. Fjale boshe si nga nderkombetaret ashtu edhe nga politikanet qe reforma ne drejtesi ka dhene rezultat. Vetem nje medioker mund ta pranoje nje gje te tille.
Ne kohen e Enver Hoxhes, nuk kishte reforma te tilla. Reforme ne ate kohe ishte permiresimi i legjislacionit, ku mbeshtetej puna e gjyqtareve e prokuroreve.
Nuk i shkonte mendja kujt qe te korruptohej. Dhe kjo ishte rezultat i zgjedhjes se individit.
Pergjegjesia eshte ne rradhe te pare e juaja qe qeverisni. Ju politikane qe skeni gje ndryshe nga gjyqtaret e korruptuar keni pergjegjesi per cdo kurrupsion, sepse korrupsioni per paaftesine tuaj eshte bere ne kurriz te popullit, te cilit i ka munguar drejtesia.
Eshte fakt i padiskutueshem, drejtesia nuk funksionon. Per sa kohe qe populli nuk merr drejtesi, ju nuk qeverisni si duhet.
Jeni kujtuar vone per te kerkuar llogari ne sistemin e drejtesise. Ne fund te fundit drejtesia eshte pasqyrim i qeverisjes. Ju qe e mbani veten per te majte nuk jeni te tille sepse nuk i pergjigjeni interesave te votuesve. Keni pare interesin e ngushte vetiak.
Fundi i cdo qeverisje vjen nga korrupsioni ne sistemin e drejtesise. Nuk ishte Kraja per ne SPAK, duke ditur qe vegjeton me Saliun e Meten gjith diten per diell. Kompromiset do ju largojne nga pushteti.
Ministri i drejtesise te kujt shteti eshte ky, manja,qe vazhdon vec me fjale te pafundme kritike prej papagalli dhe asnje veprim.
Kryeveziri,qe mbas nje dekade,ne pushtet,zgjohet apo ben sikur zgjohet,duhet ta marre prej veshi kete minister drejtesie,qe eshte dhe nga zonat shpellare dhe me dosjet e panumerta te krimit te sali-metes,te hape deren e spakut dhe ti nxjerre nga vrima ku fshihen te majmur,per te hapur dyert e gjyqeve per keta kriminele.
Ndryshe do te vazhdojne te jene bashkefajtore si deri me sot me heshtjen dhe mosveprimin e tyre kriminal.
Ja qaj hallin ku nuk mban me ambasadores te super durueshme,trime dhe heroine amerikane,qe vazhdon te luftoje ne te gjitha krahet,banden e shpellave dhe kryevezirin te pergjymur nga frika e tij gjenetike(ta kesh mik,nuk eshte gje ajo pune,ta kesh armik te ha mune),qe pret,qe pozicionin e tij ta luaj kjo ambasadore.
Eshte lene e vetme kjo trime e madhe amerkane,ne kete lufte me se te ndyre.
Komenti im……
Ik mos na caj trapin ti, komenti im, komenti im.