‘Ende asnjë kandidat’/ Nis sot zyrtarisht procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës, mblidhet Konferenca e Kryetarëve!

Amelda Amelda

Sot do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Kuvendi ka bërë të ditur se mbledhja do të nisë në orën 12:30, si vijim i mbledhjes për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Enkelejd Alibeaj konfirmoi pasditen e djeshme se opozita do të jetë pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve, dhe bashkë me të, të pranishëm do të jenë edhe Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Grida Duma. Alibeaj, dy ditë më parë paraqiti edhe një draft në të cilin parashikohet se si duhet bërë zgjedhja e kreut të ri të shtetit dhe si duhet vepruar në çdo raund.

‘Nëse nuk është negociatë, nesër është konferenca e kryetarëve, ku kryetari i grupit parlamentar merr pjesë. Nesër ka thjesht konferencë kryetarësh. Nuk ka lidhje për negociatë. Negociata do ketë me aleatët. Nesër shkoj në konferencën e kryetareve së bashku me anëtarët, Gjakmarkaj, Duma, Mediu dhe Doda dhe zonja tabaku që për momentin nuk ndodhet këtu. Në mbledhjen e kaluar, secili nga deputetët ka artikuluar kërkesat e veta si e imagjinojnë ata figurën e presidentit.’- tha Alibeaj.

Sot do të vendoset nëse 16 maji do të jetë data e parë për zhvillimin e raundit të parë të votimit për pasuesin e Ilir Metës.

Në deklaratat e tij kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se maxhoranca i ka votat për të zgjedhur presidentin e ri, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që kreu i shtetit do të jetë nga radhët e PS. Nga ana tjetër, PS është shprehur e gatshme për gjetjen e një emri konsensual me opozitën, por deri më tani gjasat janë të pakta për një emërues të përbashkët për kreun e shtetit.

Deri më tani asnjë prej grupeve parlamentare nuk ka mbështetur publikisht një kandidat të caktuar.

Sipas Kushtetutës, procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Po ashtu, bazuar në procedurën e Kushtetutës një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, por raundi konsiderohet “i djegur”.

Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka dhe i kalon në Kuvend, por është shprehur se kërkon konsensus që presidenti të jetë mbi dhe i zgjedhur nga të gjitha palët.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Do te zgjedhim nje nazifashist. Keta Jane te pershtatsjhem sot.Perfaqsojne unitetin e popullit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *