Ka humbur jetën një nga turistët gjermanë, ndërsa 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ndonëse fillimisht u fol për dy turistë gjermanë që kishin rënë në një greminë në Valbonë, në Theth, tashmë konfirmohet për 1 prej tyre të vdekur dhe 4 persona të tjerë të plagosur.
Policia është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e turistit tjetër.
Mësohet se turistët ishin duke shkuar drejt Thethit dhe se janë rrëzuar në shtegun që të nxjerr nga alpet e Valbonës në ato të Thethit.
Në foton e mëposhtme duket rruga që kanë ndjekur turistët (vija me të kuqe), ndërkohë që duhet të kishin ndjekur rrugën poshtë (vijën me të verdhë)

o.j/dita

Keq,shume keq,Turp per Shqiperine…!Leket e turizmit i duane por jo mbi jeten e turisteve…Nuk eshte Hera e pare qe turistet humbasin jeten ne Alpet e Shqiperise .Rruget qe coj e drejt rreziaeve duhen bllokuare.Rruget turistike duhet te behen te siguria per jeten e udhetareve.E pakta duhet te vendosen tabela qe lajmerojne rrezikiun,si dhe tregues per drejtimin e levizjes dhe destinacionet ku te cojne ato……Rruget duhet te behen te kalueshme.Ato duhen rregulluare per kalimin e kembesoreve,te kaloresve si dhe ku duhet edhe per bicikleta ,motorra dhe makina.Shteti duhet te kete kontroll te plote mbi teritorin…Strukturat perkaese duhet te mbajne pergjegjesi per te mbrojtur jeten e turisteve apo esksploruesve ….
Shtigjet rrugët autostradat sinjalistikat jashtë çdo standardi
Ngushëllime familjarëve dhe shërimin e shpejtë të të plagosurve!
Këtu e kanë mendjen si të vjedhin disa ndaj ndodhin ngjarje.
Po në mesin e Tiranës në rr M Shyri keni kaluar?
Rrezik ndonjë do të thyejë qafën nga pllakat e trotuarit që ngrihen lart kur i shkel me këmbë.
Për mendimin tim çdo lagje duhet të ketë mirëmbajtës të rrugës , trotuareve dhe vaditje të pemëve e luleve përveç pastrueseve.