“Shkarkojeni”, Fati i PD në duart e saj, Rithemelimi nis sulmet ndaj gjyqtares Blerina Muça, ankohet në KPK dhe ILD

Ornela

Partia Demokratike nga kërkuar nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hetimin e gjyqtares Blerina Muça.

Sot, më 10 maj, një shkresë zyrtare i është dërguar Artur Metanit dhe Pamela Qirkos, ku kërkohet hetimi dhe shkarkimi i Muçës me pretendimin se kjo e fundit ka kryer shkelje të rënda të ligjit duke shpërdoruar detyrën.

“Kërkojmë fillimin e hetimit dhe paraqitjen e kërkesës për marrjen e masës disiplinore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor të pezullimit nga detyra për gjyqtaren Blerina Muça. Kërkojmë nga ju të hetoni dhe të kërkoni shkarkimin nga detyra të gjyqtares Blerina Muça për shkak të shpërdorimit të rëndë të detyrës,”-shkruhet ndër të tjera në dokumentat zyrtarë të depozituar në institucionet respektive.

Blerina Muça, në 22 prill pranoi të shqyrtojë në apel ankimimin e Enkelejd Alibeajt, për vendimin e marrë në 25 mars nga ana e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu si të rregullt Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit të shkuar.

Në kërkesën e Komisionit të Rithemelimit thuhet se strukturat dhe organet e PD zyrtare janë ato që janë njohur ligjërisht nga Gjykata në 25 mars të vitit 2022.

Me anë të kësaj kërkesë Komisioni i Rithemelimit ka bërë një tjetër lëvizje për të mos kthyer mbrapsht vendimin e marrë nga gjyqtari Zhukri.

Nëse ky vendim do të cilësohet nul në apel, atëherë situata do të përmbysej në PD, dhe vendimet e marra nga Kuvendi i Rithemelimit do të shpalleshin nul, pasi do të riktheheshin sërish në krye të PD ata që e drejtonin para 25 marsit.

Pra nëse në Gjykatën e apelit do të rrëzohej vendimi i marrë nga gjyqtari Zhukri i cili njeh si të rregullt Kuvendin e 11 Dhjetorit, atëherë Enkelejd Alibeaj do të rimerrte postin e kreut të komanduar, nënkryetarët do të riktheheshin sërish në detyrë, si dhe Gazment Bardhi do të merrte gjithashtu pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Po ashtu nëse vendimi i apelit do të shpallte nul vendimin e gjyqtarit Zhukri, Kuvendi i 30 Prillit do të ishte gjithashtu nul.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Na mbyten injorantet dhe llumi i ahqiptareve te mbledhur rreth bajraktarit mesjetar te Vicidolit . Presion te hapur dhe nderhyrje flagarante ne punet e organeve te pa varura te drejtesise . Asgje ,,… pra … asgje nuk ka ndryshuar nga mentaliteti i mesjetarit vicidolas , vetem e vetem per ta kthyer PD-ne dhe mbare Shqiperine ne sherbim te tij e familjes ! Kurse llumi i shqiptareve i shkon pas , me shprese se ne rast rikthimi ne pushtet , do te rifitojne priviligjet e humbura .

  • Ko vajza duhet te beje histori po e do veten dhe shqiptaret, jo se kushedi çdo ndodhe se i vdekuri do perpelitet dhe do marr me vete pas litarit edhe ca, por vendos autoritetin e saj, autoritetin e drejtesise dhe juridik dhe i flet nga larte Arben Krajes (matufit qe si duket eshte i perlyer) qe te beje detyren ose te kerkoje doreheqje si i pa afte per tu sherbyer shqiptareve te ndershem. Leket dhe korrupsioni vete dhe vjen, ndersa emri shkruhet ne anale te historise se ré dhe mbete aty. Prandaj juristja gjyqtare Blerina Muça duhet te vendos standart dhe te jap shprese per nje drejtesi te re sepse ka shkuar perseri atje ku ishte, tek PLEPAT, me keto qe po ndodhin.

  • Non Grata shqiptare kerkon te shantazhoje e te kercenoje gjyqtaren e nderuar Blerina Muca me ane te kesaj shkrese qe eshte per tu hedhur ne koshin e plehrave,sepse e gjithe levizja dhe veprimet e tij te derinanishme jane te jashteligjeshme.Por ai perfiton nga miqte e tij ne SPAK,me ndermjetesine sic duket te ish shefit te Krajes dhe eshte lene i lire te destabilizoje drejtesine,sistemin ne teresi dhe te godase gjyqtare qe i behen pengese ne rrugen e tij banditeske per te vene ligjin dhe influence e tij ne kete vend.Kjo eshte e pafalshme per SPAKUN dhe e ul besueshmerine e tij ne zero,duke konkuruar kohen kur ishte Llalla prokuror i pergjithshem.Ka te ngjare qe rrugen e tij ta ndjeke dhe Kraja nese vazhdon te mbroje kryekriminelin Berisha dhe nxenesin e tij shembullor,Ilir Meten e Monikes ,tregetares se cocaines dhe mesimoren e …Fatos Nanos,shtrigen e percudnuar me Botoks me nje cizme!

  • Kjo eshte nje parti , nje organizate, nje bashkim me baze vullneti mbi bindjet politike! Kjo s’eshte institucion administrate me krere qe emerohen!
    Cpune ka gjykata se kush eshte kryetari, ky eshte absurditet i qendisur nga kimetet qe spozorizojne Ramen.
    Sipas ksaj llogjike mos jane gjykatat qe zgjedhin ramutin kryetar te PiSit?

  • Te dashur miq!
    Jam nje antar i PD qe ne vitin 1992.
    Ju bej nje thirrje te forte dhe me ndergjegje te plote:
    Mbylljani gojen Sali Berishes, mos e lini te flase apo te drejtoj dhe te organizoj mbledhje apo intervista.
    Mos e pranoni dhe mos lejoni te zgjidhet kryetar i partise perseri.
    Mos e perfshini ne zgjedhjen e presidentit se do te deshtoni dhe socialistet do zgjedhin me budallallekun qe i karakterizon dhe per inatin tuat cil te duan.
    Do humbasim zgjedhjet lokale pra dhe bashkite si dhe me vone zgjedhjet parlamentare pra pushtetin.Te jeni te sigurt.
    Ne do tu mallkojme dite e perdite gjith kohen ,Mendohuni mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *