Kryeministri Edi Rama ka folur sot për kritikat e artikuluara ndaj SPAK në Asamblenë e PS-së.
Në një konferencë me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, Rama tha se disa e kanë quajtur këtë presion mbi drejtësinë, disa frikë nga humbja e pushtetit, ndërsa të tjerë e kanë komentuar si përpjekje për të fshehur dështimet e qeverisë, por se e rëndësishme për të është të bëhet ky diskutim.
Ai tha se të drejtën që ta ndajë me opinionin publik qëndrimin e tij për punën e drejtësisë së re nuk ia heq dot askush.
“Qëndrimi im në Asamblenë Kombëtare të PS-së lidhur me nevojën që SPAK-u të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve dhe gjykatësve e prokurorëve të korruptuar të cilët si të tillë janë përjashtuar nga procesi i vettingut. Disa e kanë quajtur këtë presion mbi drejtësinë, disa frikë nga humbja e pushtetit, ndërsa të tjerë e kanë komentuar si përpjekje për të fshehur dështimet e qeverisë apo orvatje të kota. Pavarësisht interpretimeve për mua më e rëndësishmja është që ky diskutim të bëhet sepse SPAK-u së shpejti mbush 3 vjet, vettingu dhe pak javë mbush 5 vjet dhe për pak vite pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të drejtë dhe të barabartë mbush 35 vjet.
Prandaj si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politikisht, moralisht dhe vendosmërisht reformën në drejtësi në emër të forcës politike që i ka dhënë kësaj reforme të gjithë fuqinë e mbështetjes së vetë, morale, politike, profesionale që nga pikënisja e deri sot, por edhe si njeriu që është sulmuar më fortë për këtë reformë jo vetëm nga kundërshtarët e saj të betuar, por edhe mbështetësit e saj që janë krejt të palumtur sot dhe me të drejtë sipas meje, për shkak të mosgjithanshmërisë së spektrit të hetimeve të deritanishme, unë besoj që të drejtën në këtë moment që në një farë mënyre mbyll një cikël dhe hap një cikël në aspektin kohor, të drejtën që ta ndaj me opinionin publik qëndrimin tim për punën e drejtësisë së re nuk ma heq dot askush”, deklaroi Rama.
“Presion mbi drejtësinë, sipas meje jo. Sipas meje një kërkesë legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia. Në ndërkohë që për drejtësinë është bërë investimi më i madh në historinë e këtij vendi, në aspektin politik qoftë nga partia në pushtet, PS-ja, qoftë nga miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë. Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish-presidenti dhe një ish-kryeministri të shpallur non-grata nga SHBA-të me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi”, tha Rama.
j.l./ dita

Te shprehesh nje opinion eshte nje gje, te besh presion nisur edhe nga pozitat politike eshte tjeter gje.
A e kupton te pakten se sa neveri po ndjell tek shqiptaret prania jote kompulsive neper televizione!!!
A e ke pare qe pas 9 vjet qeverisje ke nje bilanc zero me xhufke! E ke pare si e ke katandisur Tiranen ne nje katrahure betoni pa asnje hapesire te gjelber! Po ekonomine e ke pare si e ke katandisur? Borxhi e ke pare se ku ka shkuar aq sa edhe Banka Boterore eshte e alarmuar. Te doli boja me mega vjedhjet me PPP e me kontrabanden e droges e te hashashit. Tashme po te afrohet edhe koha e burgut me gjithe te zezat qe ke bere.
Me ne fund KM po ben gjene e duhur.
Bravo Edi Rama! Ne qofte se Yuri Kim si nepunese diplomatike e kujtdo shteti te ishte beri veprime te nxituara kunder Perbindeshit te Vicidolit, ju, si burre shteti nuk u nxituat, por e pritet me durim kohen kur duhej te flisnit, qe te mos terhiqeni dhe te shpartalloheni nga Doktor Mortja..
BEN GABIM QE SE PRANON
SE ME TEPER SDI TE BESH
MBATHJA BEJME KOHE TE MIRE
NE MOS LESHTE DO TE LESH