Pasuri marramendëse, Manja nxjerr 10 gjyqtarët e prokurorët më të korruptuar

J L

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë publike listën e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë shkarkuar nga Vettingu apo janë dorëhequr nga sistemi i drejtësisë për shkak të frikës nga Vettingu.

“Po ju jap disa shifra. Nga 197 prokuror dhe gjyqtar të larguar edhe 50 të dorëhequrit nga Vettingu. Aty është kontingjenti që po skadon ndjekja penale. Po ju rendis top listën e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dhe nuk mund të themi se nga e kanë marrë gjithë këtë pasuri. Lista hapet më një subjekt 857 milion lekë të vjetra. Apo 714 mijë euro. Në jetën e vetë ka bërë vetëm punën e prokurorit. Lista vijon me 800 milion lekë të vjetra. Ky i dyti jo vetëm ka fshehje pasurie ka edhe lidhje me botën e krimit. I treti me 631 milion. I katërti me 600 milion lekë të vjetra bashkëshortja e tej në renditje e pesta ka 500 milion lekë të vjetra. I gjashti 460 milion dhe i dhjeti me 155 milion të vjetra. Top Lista. Por të gjitha kanë probleme”, tha Manja.

“Doni apartamentet. Një tjetër ka 13 apartamentë vila e dyqane. Tjetri ka tre vila. Vijon tjetri me vila dyqana e biznese. Tjetri ka ndërtuar dhe vilën pa leje në tokën e dikujt tjetri. Doni tjetrin me tre vila. Po prapë një tjetër me tre shtëpia dhe një vilë”, tha Ulsi Manja.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Tashti nuk na bejne me pershtypje shumat marramendese te:gjyqtqreve,prokuroreve,mjekeve ,qeveritareve,deputeve bile edhe akademikeve dhe ”shkencetareve”!?Ajo qe s’po arrijm te kuptojme akoma ne se SPAK apoas-PAK eshte sistem drejtesie, dhe a eshte caktuar per te luftuar pasurimin marramendes e te menjihershem, te ketyre qe permenda me larte,apo per ti mbrojtur ata nga sulmet e”Varfanjakeve dhe shpesh edhe te ndonji qeveritari te ndershem!?Po me krijohet bindja se sistem drejtesie ,ne kete sistem shoqeror qe jetojme ,nuk mund te kete ,cfaredo emri qe ti vihet atij!

  • Hajdutet dhe bashkepunetoret e krimineleve te dalin perpara drejtesise edhe pse Ambasadorja Yuri Kim eshte terhequr!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *