“SPAK ta hetojë”, Berisha i përgjigjet Ramës: Është në panik të madh

J L
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kërkesës së bërë së fundmi nga kryeministri Edi Rama ndaj SPAK që të nisë hetimet pas shpalljes së tij “Non Grata” nga SHBA.

Gjatë një konference për mediat Rama ka kërkuar sërish që të hetohet Sali Berisha, duke shtuar se nëse del që nuk ka fakte për Berishën, vet ai do t’i kërkojë llogari për ish-kryeministrin.

Sipas Sali Berishës, kryeministri Edi Rama është në panik të madh dhe po mundohet që të shmang vëmendjen nga problemi kryesor që është varfëria. Berisha ka akuzua Ramën që qeveria e tij vijon të vjedhë vazhdimisht duke përdorur asetet publike.

“Kreu i organizatës kriminale të hajdutëve të inceneratorëve. Në një panik të jashtëzakonshëm, merret me drejtësinë dhe me kundërshtarët e tij politik. Shkaqet janë madhore. Edi Rama beson se me këto qëndrime të tij që shëmbëllejnë apo janë për Korenë e Veriut apo regjimin e etërve të tij, ka disa synime. Pikë së pari të tërheq vëmendjen e qytetarëve që po përballen me vështirësi shumë të mëdha për shkak të kësaj qeverie e cila vetëm vjedh. Krijon vetëm mekanizma vjedhje”, tha Berisha.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Urrej ti jap te drejte ketij plakut nganjehere por duket vertet ashtu rama ka frike
    Sepse nqs do kishte kaq ngut nuk i duhej 3 mandate per te ngritur spak
    Tani qe spak eshte dhe din vete si punon ky thote kape ate atje kape kete ketu

  • Lufta sapo ka fillur, Perbindeshi i Vicidolit ka 9 plage te renda ne trup e ne tru dhe do te vazhdoje te shpife e te klithe me sa fuqi qe ka per te trembur laraskat qofshin edhe nepunese te ambasadave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *