Super-makina kanadeze me 525 kf

anazapta

Kanadaja nuk është një shtet që do t’iu vinte ndërmend kur flitet për makina. E megjithatë ajo ka prodhuar super-veturën “Felinio cB7”. Është ende në fazën përfundimtare të zhvillimit, por prodhuesi i saj ka bërë publike detajet teknike: Felinio cB7 përdor motorin me 6.2 litra V8 që prodhon plot 525 kuaj fuqi dhe kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 3,5 sek, përkundër faktit që karroceria e saj është 1135 kg. Besohet se kjo makinë do të shitet me një çmim fillestar prej 74.000 eurosh.

Felinio cB7 1Felinio cB7 3

Share This Article
1 Comment
  • praktikisht edhe ne Shqiperi mund te besh nje manifakture e te prodhosh makina te ketij lloji.E kam pa shaka.Ngre nje ofiçine dhe kerkon ne internet nje program sesi te ndertosh nje makine sportive,kerkon furnitoret dhe paguan per pjeset e ndryshme.I monton ato ne ofiçinen tende dhe ja qe doli makina.Por problemi qendron tek Brandi(emri/nami) dhe shitja.Duhet te shesesh mire,se ndryshe nuk te del hesapi.Keto jane makina qe kushtojne shume ti mbash,edhe sikur t’i blesh me çmim jo te ekzagjeruar.Psh,tani qe po shoh cilindraten 6.2,mendoj se ose eshte motorr Mercedes(se ajo e ka nje te tille)ose Audi,ose Chevrolet/Cadillac.Ka disa Factory angleze qe prodhojne keshtu,edhe ne Gjermani.Edhe ne Italy eshte Pagani,qe prodhon nje sportive 1 milion euro,me motorr Mercedes dhe mjaft panele ne fiber karboni qe i prodhojne ofiçinat e ndryshme qe s’jane te sajat..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *