“Nuk paguajnë dot as dritat, m’i kërkojnë mua”, Bardhi flet për administrimin e selisë blu

J L

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur këtë të mërkurë për situatën e administrimit të godinës së selisë blu, ku pohoi se Rithemelimi i kërkon atij që të firmosë për të bërë pagesat e dritave dhe ujit.

I ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në “News24”, Bardhi deklaroi se Komisioni i Rithemelimit nuk i paguan dot shërbimet e godinës, madje as personelin, pasi askush nuk i njeh si institucion.

“Këta që janë drejtues të partisë, nuk paguajnë dot dritat dhe, ujin dhe rrogën e administratës së PD se nuk i njeh asnjë institucion. Më kërkojnë mua të firmos për energjinë elektrike që harxhojnë këta në godinën PD. Po flasim për statusin e shumicës së anëtarësisë. Kjo do të duhet të verifikohet. Shumica do të duhet të ketë vulën në një proces të përbashkët që përcakton se kush është shumica”, tha Bardhi.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Estrada e PD vazhdon te na gajase keto kohe nuk kemi nevoje te shohim Portokalline & Co na mjafton tragjikomedia e SHQUPIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *