Një situatë kaotike është krijuar në Kuvend, ku deputetët e PD janë përplasur me njëri-tjetrin.
Edmond Spaho është përplasur me Gazment Bardhin.
Mes Spahos dhe Bardhit ka pasur një debati të ashpër, ku janë përdorur dhe fjalët “zhduku”, “s’të vjen turp”, “palaço”.
Për disa minuta u ndërpre dhe raportimi i drejtorit të Agjencisë të Sigurimit të Depozitave.
“Zotërinj deputetë ju lutem vijojmë me raportimin”, tha kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla më pas.
Mësohet se shkaku i sherrit mes tyre është bërë deklarata e bërë një ditë më parë në emisionin Open nga Gazment Bardhi, që tha se një nga deputetët e Rithemelimit “ka një vilë që kushton 760 mijë euro”.
Një prej deputetëve të përmendur është pikërisht Edmond Spaho, ndaj dhe duket se kjo e ka çmendur.
Edmond Spaho i është drejtuar Gazment Bardhit me fjalët:
“Je shpifës, gënjashtar dhe legen qe thua qe vila 760 mijë euro eshte e njerit nga kater deputetet Noka, Shehu, Spaho, Leskaj”.
Në fakt, këta 4 emra u përmendën nga gazetarët, jo nga Bardhi, i cili ka bërë denoncimin, por pa bërë publik emrin e deputetit.
j.l./ dita

Euuu o Bardhi. Tritan Shehu e ka mjelur PD sa here kjo parti ka ardhur ne fuqi. Kot e mbeshtet Tritani, Berishen?
Keta i kane vilat, apartamentet si brenda edhe jashte vendit dhe jane te krimbur në para.
Numurojani shtepite Tritanit, sa i behen?
I mjeri parlament se cfare deputetesh ka brenda!Profesori ,per te shpetuar veten,liston edhe tre emra te tjere te kolegeve!?
Koken te hane
Ne keto 30 vite, ne kete Parlament, edhe fjalet kane humbur kuptimin apo jane tjetersuar. Genjeshtar, shpifes, mashtrues, horr, i korruptuar, vjedhes a grabites i gjese publike etj, nuk perben turp. Ne turp dhe kuptim talles, nder tjera, eshte tjetersur fjala “profesor”, pikerisht prej ketyre profesoreve politikane.
Dhe ja: dy profesore duke profesuar bulizem ne Parlament. U plaken è u thinjen, ne kete Parlamen, por kurre me turp su nginjen…