Telefoni po shton rastet për fizioterapi në Shqipëri, tani pacientë edhe fëmijët

J L

Flitet shpesh për dëmtimin që mund të kemi nga përdorimi i tepërt i telefonit, në shëndetin mendor. Por një tjetër pasojë e përdorimit të tij është edhe sindroma ‘text neck”.

Kjo gjendje e lidhur me qëndrimin jo të duhur po shihet shpesh edhe tek shqiptarët dhe sipas fizioterapistit Renato Mezini janë shtuar rastet kur kërkohet fizioterapi për këtë problematikë.

“Qëndrimi jo i duhur dhe përdorimi pa kriter i telefonave inteligjent kanë bërë që këto raste të shihen shpesh. Ajo çfarë vërehet më shumë është se pacientë për këtë sindromë janë edhe fëmijët”, shton Mezini.

Sipas tij ka rreth 5-6 qytetarë në ditë që kërkojnë ndihmë për këtë problem. Fizioterapisti shpjegon se ata janë të moshave të ndryshme. Shqetësues është fakti se mes tyre ka fëmijë edhe në fillore. Gjithashtu sipas mjekut problem mbetet dhe ndërgjegjësimi.

Një studim i vitin 2021 nga pediatër në Universitetin Chieti në Itali, tregoi se simptomat specifike (dhimbja e kokës dhe muskuloskeletore) gjenden më shumë tek vajzat sesa tek djemtë.

Ndërkaq të dhënat e marra nga fëmijët mbi 2-vjec deri në 15-vjeç, treguan se dhimbjet e kyçeve, veçanërisht në gjymtyrët e poshtme (kyçet ose këmbët), janë më të zakonshme tek djemtë.

Fizioterapisti shpjegon se kjo sindromë vjen nga tendosja e muskujve të qafës deri tek koka, ku mes tyre formohet një “gungë”.

“Kjo gjendje ndodh kur një person mban shikimin poshtë dhe përkul qafën për një kohë të gjatë. Kjo sjell rritjen presionit mbi qafë, duke shkaktuar kështu përkuljen e saj. Për një kohë të gjatë qëndrimi ndikon në të gjithë shtyllën kurrizore si muskuj, ligamente, nyje dhe në diskun intervertebral”, shpjegon fizioterapisti.

Sipas Mezinit problematikat më të shumta janë dhimbja në të gjithë shtyllën kurrizore dhe shenja neurologjike si mpirja. Fizoterapisti shpjegon se dhimbja e qafës është më prezentë tek fëmijët.

Si ndikon fizioterapia në këtë problematikë?

Për trajtimin e këtij problemi duhet hartuar një plan rehabilitimi. Fizioterapistët thonë se duhen përdorur një grup ushtrimesh për këtë problematikë.

Kjo do të nisë me ushtrime për muskujt e qafës, për korrigjimin e qëndrimit dhe masazhi terapeutik. Ndërkaq për të lehtësuar dhimbjen, fizioterapistët këshillojnë se duhet një pushim 30 minuta gjatë aktiviteteve të përditshme, duhet mbajtur pajisjet elektronike në të njëjtin nivel me sytë. Gjithashtu rekomandohet që ushtrimet të bëhen 2-3 herë në javë.

Dëmtohet jo vetëm trupi por edhe mendja

Ekziston një lidhje midis çrregullimeve mendore dhe përdorimit kompulsiv të mediave sociale. Dhe problemi duket se përkeqësohet në rastin e vajzave. Si ta shmangni këtë?

Psikologu Jean M. Twenge i Universitetit Shtetëror të San Diegos në SHBA, së bashku me studiues të tjerë, publikuan së fundmi një studim që vendos një korrelacion midis çrregullimeve mendore dhe përdorimit të rrjeteve sociale.

Në studim është provuar se sidomos të rinjtë, përdorin rrjetet sociale, kryesisht Instagram dhe TikTok, rreth 10 herë më shumë se çdo lloj aplikacioni apo pajisjeje tjetër me ekran. Kjo do të thotë se nëse një i ri rri 10 orë në ekran, 9 orë përdor vetëm rrjete sociale.

Këto janë përfundime të ngjashme me ato të hulumtimit të brendshëm të Facebook-ut të zbuluar nga Wall Street Journal disa muaj më parë. Ky hulumtim nxori në pah një lidhje midis qëndrimit në Instagram, depresionit dhe ndjenjës së inferioritetit, sidomos te vajzat.

Një përpjekje e frytshme për të ndalur fëmijët që të përdorin shumë gjatë rrjetet sociale, është kufizimi përmes aplikacioneve. Ekzistojnë në app Store dhe në play store, aplikacione si Family Link dhe të tjera që kufizojnë kohën e qëndrimit. Edhe Focus Mode është një prej tyre.

Në çdo celular Android gjendet Focus Mode dhe ai nëse aktivizohet mbyll njoftimet për intervale kohore të paracaktuara.

Po ashtu për fëmijët që janë nën 18 vjeç mund të shkarkoni aplikacione që kontrollojnë përdorimin e telefonit prej tyre, kohën e qëndrimit me të, zonat ku qarkullon dhe historikun që ndjek. Juve ju duhet të kontrolloni telefonat dhe të bllokoni materiale të papërshtatshme dhe të vini moshë kufizuese në play Store, YouTube, etj.

Deformime të qafës

Le të kënaqemi tani, për të vuajtur pastaj. Është koha kur kush nuk ka një smartphone në dorë, është ndryshe nga të tjerët, kush nuk di të përdor rrjetet sociale, është i ‘prapambetur’.

Të gjithë sot rrinë nëpër rrjete sociale, fëmijë, adoleshente, studente, të rritur, madje edhe të moshuar, gjithkush ka një arsye që e përdorë, dikush për qejf, dikush për punë e kështu me radhë.

Por të gjitha kanë një pasoje, që quhet ’TEXT NECK SYNDROME’

Çfarë është Text Neck Syndrome?

Text Neck Syndrome është sindroma e tejpërdorimit ose tendosja e vazhduar e muskujve të qafës por edhe të supit gjatë kohës që koka e personit është e përkulur para dhe shikimi është për poshtë, pra e thënë më thjeshtë pozicioni i kokës gjatë mbajtjes në dorë të një smartphone, iPad, apo pozicioni përpara kompjuterit shkruan Dr.Fitim Sinani. Kjo çon në rritjen e peshës dhe presionit në pjesën cervikale të shtyllës kurrizore,pra në qafë.

Kjo lidhet shumë me këndin e përkuljes së kokës para ne lidhje me boshtin qendror. Sa më shumë të jetë e përkulur koka para, këndi rritet-forca rritet dhe në këtë mënyrë ‘rritet pesha’ e kokës dhe në këtë mënyrë shtohet presioni ne pjesën e shtyllës kurrizore si në muskuj, ligamente, nyje, në diskun intervertebral.

Këshilla për lehtësimin e dhimbjes:

  • Të bësh pushim çdo 30 min gjatë aktiviteteve tuaj
  • Të mbash pajisjet elektronike të dorës(cel, iPad) në nivel të barabartë me nivelin e syve
  • Të bësh ushtrime stretching për muskujt e qafës
  • Të bësh ushtrime për forcimin e muskujve të qafës dhe të shpinës 2-3 x/jave.

 

8 mënyra si t’ia heqësh nga duart telefonin dhe tabletin fëmijës

Probleme me sytë, probleme varësie nga njëra anë, por edhe argëtim apo gjetje informacioni nga ana tjetër. Përdorimi i telefonave dhe tabletave nga fëmijët orar pa orar dhe vend e pa vend është shqetësimi kryesor i prindërve të sotëm që mezi i nxjerrin nga shtëpia.

Mund të duket mision i pamundur ta largosh një fëmijë nga këto pajisje me ndiçim, ngjyra, muzikë, lojëra dhe filma, por nuk është dhe aq. Disa këshilla i gjen më poshtë

Vendos orare fikse

Kështu fëmija do ta dijë se sa e ka racionin. Nëse është 20 minuta në ditë pasi përfundon drekën apo mësimet, aq duhet të jetë.

Larg syrit, larg zemrës

Nëse nuk do që fëmija të fiksohet pas tyre, s`duhet as ti të jesh i varur prej tyre. Lëre punën në punë dhe në shtëpi merru me fëmijën. Hiqe telefonin nga duart që edhe fëmija të mos e ketë para syve. Nëse ia mban larg dhe ia zë kohën me aktivitete, as që do kujtohet për lajme.

Jepja me shpërblim

5 minuta më shumë në ditë nëse ia ke premtuar si shpërblim. Po nuk duhet ta teprosh gjithsesi me këtë lloj shpërblimi.

Drejtoje se çfarë duhet të klikojë

Mos ia lër në duar dhe ik. Qëndro aty dhe tregoji e kontrolloji ç`duhet të shikojë.

Mos e lejo ta mbajë para gjumit

Se vështirë ta zënë më. Përdorimi i internetit para gjumit ul përqëndrimin.

Kufizoja gjatë javës

Le të merret me të tjera gjëra më të rëndësishme gjatë javës. Me mësimet, lodrat dhe punë të vockla në shtëpi.

Vendos kode sigurie dhe filtra

Filtra që të mos hapesh çdo lloj faqeje dhe kod që fëmijë të mos jetë në gjendje ta aksesojë pa leje dhe jashtë orarit të paracaktuar.

Ruaj ekuilibrat dhe ji fleksibël

Ji i qëndrueshëm dhe fleksibël njëherësh. Është pak e vështirë, por jo e pamundur. Nuk ka receta të gatshme. Një prind duhet ta kuptojë vet kur duhet të jetë fleksibël dhe kur strikt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *