Ditën e nesërme në kryesinë e kuvendit do të vijojnë negociatat mes grupeve parlamentare për zgjedhjen e emrit të ri të kreut të shteti.
Burimet për Report Tv bëjnë me dije se takimet do të zhvillohen të ndara, ku fillimisht pritet të diskutohet mes Kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe Mesila Dodës, në orën 10:00.
Takimi do të pasohet Fatmir Mediun, ndërsa ende nuk ka një konfirmim nga ana e kreut të grupit demokrat Enkelejd Alibeaj.
Kujtojmë që data 15 Maj është vendosur që në kryesin e kuvendit të depozitohen kandidaturat e mundshëm për president, ndërsa data 15 Maj është vendosur të mbahet raundi i parë i votimit.
Më 16 maj, ora 17:00 do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të republikës, vendim i cili u mor në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Më 15 maj ora 16:00 është afati i fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve, ndërsa më datën 16 maj ora 10:00, mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave. Afatet janë vendosur me votë të Partisë Socialiste, pasi përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë në votim..
Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, vetëm 67 prej tyre janë seleksionuar nga grupi negociator për t’u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentar dhe shoqërisë civile. Kryeministri Edi Rama nuk e ka përjashtuar mundësinë që ata të dalin në raundet e para me më shumë se 1 kandidaturë. Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nisë procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës./shqiptarja.com
o.j/dita

Si nuk u vjen rende! Mesila Doda dhe Fatmir Mehdiu ne tavoline per presidentit ! Pu pu puuuuuuu moj Shqiperi! TU jap une dy emra? 1- VASILIKA HYSI dhe e dyta 2- Arben Pellumbi . Me gjeni nje tjeter qe te bie dakort? Une nuk gjeje dot.
Kushtetuta thotë që Presidenti zgjidhet nga deputetët 50%+1. PS-ja ka më shumë se këtë shifër. Pra, në këtë rast konsultimet nuk kanë kuptim, madje janë në shkelje të këtij ligji. Presidenti duhet të zgjidhet nga populli me votim, ku çdo parti politike të ketë kandidantin e vet dhe populli zgjedh. Ose ndryshoni ligjin, ose zbatojeni ashtu si është shkruar, por pa konsultime që e shkelin atë ligj.
MAXHORANCA! Ç’NE PRESIDENTIN NJË OPOZITË E PERÇARE,PA DREJTUES,PA NJË LINJË PARIMORE TË SË DJATHTËS,E NJË UZURPUS NIN GRATA.JENI NE VETE APO JO.ZGJIDHNI VETË NJË PRESIDENT NGA E DJATHTA,NJË FIGURË TË LARTË INTELEKTUALE,NJË SHQIPTAR PATRIOT ME KULTURË DHE ME BEGRAUND TË SHQUAR PATRIOTIK.MOS U MERRNI ME ATA QË DUAN TË BËJNË NUL PËRPJEKJET TUAJA TË SINQERTA DEMOKRATIKE DHE LUAJALE.