Putin akuzon perëndimin: Sanksionet tuaja po përballin botën me urinë

Ornela

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin për dëmtimin e interesave të veta kombëtare dhe provokimin e një krize globale duke vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Duke vënë në dukje një rritje të madhe të inflacionit, ai tha në një mbledhje të qeverisë për çështjet ekonomike se çmimet e mallrave janë rritur me më shumë se 11% në eurozonë.

Në fjalët e tij, të cilat u transmetuan në kanalin shtetëror të lajmeve Rossiya 24, ai paralajmëroi vazhdimin e obsesionit me sanksionet, e cila sipas tij do të çojë në mënyrë të pashmangshme në pasojat më komplekse, gati të pakthyeshme për Bashkimin Evropian.

Putin tha gjithashtu se elitat e vendeve perëndimore janë fajtore për shkaktimin e efekteve të dëmshme për vendet më të varfra, duke sugjeruar se ata janë të gatshëm të sakrifikojnë pjesën tjetër të botës në mënyrë që të ruajnë dominimin e tyre global.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Europes Kurves Plake ka kohe qe is shkon pas qerres edhe Daj Sami qe ka humbur hegjemonine e komandamit te Botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *