Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për herë të parë për peticionin online të krijuar ndaj sajnga Berisha, ku i kërkohet Departamentit të Shtetit që të mos e lejonte të ndërhynte në çështjet e brendshme të PD-së.
Ajo tha se njerëzit në demokraci kanë të drejtë të shprehin vullnetin e tyre, por shtoi se ajo nuk vepron mbi baza personale, por përfaqëson Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gazetarja: Së fundi, një peticion online i disa qytetarëve shqiptarë i është drejtuar Departamentit të Shtetit duke thënë se përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara, pra ju, duhet t’i përmbahet statusit diplomatik dhe peticioni mbyllet me thirrjen, Ambassador Yuri Kim, Enough is Enough!
Keni një opinion se cili ose cilët mund të jenë iniciatorët e këtij peticioni dhe a ju ka shqetësuar? A e keni besuar dhe a ju ka shqetësuar?
Ambasadorja Kim: Mendoj që njerëzit në një demokraci kanë të drejtën të shprehin pikëpamjet e tyre. Ndonjëherë bazohen në fakte, ndonjëherë jo, por pavarësisht kësaj, kanë të drejtën absolute ta shprehin.
Kështu që respektoj pikëpamjet që shprehen. Do të them këtë – mendoj se ndonjëherë ka një keqkuptim se cili është roli i ambasadores amerikane, apo veprimet e ndërmarra nga ambasadorja amerikane.
Unë nuk veproj mbi baza personale. E dini, nuk jam me pushime këtu. Unë përfaqësoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe flas në emër të Shteteve të Bashkuara. Mendoj që Sekretari i Shtetit, Presidenti kanë qenë shumë të qartë për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe, në fakt, qershorin e kaluar, Presidenti Biden nxori një deklaratë që shprehej se lufta kundër korrupsionit është interes i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Ndaj, mos gabojë kush, do të vazhdojmë t’iu kërkojmë llogari atyre që janë përfshirë në korrupsion. Çështja tjetër është kjo, nëse është pjesë e kufirit tim diplomatik këtu. Patjetër që është.
Unë nuk e sajoj vetë përshkrimin e punës time. Unë kam një numër objektivash specifike që më kërkohet të arrij, si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe unë jam një nëpunëse publike e përkushtuar. Do të vazhdoj ta bëj punën time sipas udhëzimeve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
a.m/dita

Dakort zonja Kim,por vetem mos na shqeteso mikun e Saliut e te Ilir Metajt, Arben Krajen se na duhet per te luftuar cironjkat me dinamit dhe helbete,po te na sulmosh ate s’ka kush te mbroje ne ate organ me mire se ai interesat e Metes e te Berishes.Dhe nje pyetje.Si spjegohet qe Berisha shpallet non grata nga DASH per minim demokracie,korrupsion madhor e krime te kryera nga ai (kuptohet se ka fakte te rreshtuara njea pas tjetres…) dhe Spaku i Arben Krajes deklaron ne KLP se nuk ka asnje dosje per te? Se kjo do te thote qe Berisha ne shqiperi keto 30 vjete s’ka shkelur asnje ligj,s’ka kryer asnje krim dhe meriton te “dekorohet “si politikani shembullor,pavaresisht se qysh ne vitin 1991 e mori me puc postin e kryetarit te partise e me forcen e pistoletave,sic deklarojne deshmitaret okulare;pavaresisht se ne vitin 1996 mbyti opoziten ne gjak;pavaresisht se futi sistemin e vjedhjes se zgjedhjeve e te mospranimit te asnje rezultati zgjedhor qe nuk nxirrte ate fitues dhe se vrau,shantazhoi e hodhi ne kanal te vdekur kedo i prishte pune nga kundershtaret,perfshi ketu dheAzemin,Olldashin,Pashkon nga radhet e partise se tijetj etj;pavaresisht se e beri shqiperine oaz te kanabisit dhe Lazaratistanin e ktheu si shtet brenda shtetit qe mbrohej me ligj nga vete Ai;pavaresisht se beri kontrabande nefte me Miloshevicin dhe iu kundervu komjunitetit nderkombetar per embargon e naftes ndaj Serbise;pavaresisht se organizpoi firmat piramidale e shkaktoi lufte civile ne 1997 e beri grusht shteti ne vitin 1998;pavaresisht se hodhi ne ere Gerdecin apo ne 21 janar vrau 4 protestues ne mes te bulevardit e akuzoi kryeprokuroren si vagabond qe eshte duke e quajtur “lavire bulevardi” e presidentin Bamir Topi si komplotist;pavaresisht se iu kundervu me te gjitha forcat reformes ne drejtesi dhe e ka sabotuar ne cdo hap te saj;pavaresisht se e ka shkaterruar sistemin e drejtesise dhe e ka vene nen influencen e tij dhe vazhdon edhe sot ta kete nen doren e tij te hekurt( sot kerkon shkarkimin e gjyqtares Blerina Muco sepse ajo pranoi ankesen e Alibeajt…);pavaresisht se ka sulmuar kedo ambasador amerikan (duke urdheruar dhe Izet Haxhine te vere dinamit ne ambasaden tuaj…) i ka dale kunder ne kete vend dhe pavaresisht se se fundi organizoi sulmin e armatosur kunder selise se PD-se etj etj? Dhe pavaresisht nga te gjitha keto e te tjera si keto SPAKU i Arben Krajes dhe kuptohet se ai qe vendos atje eshte Arben Kraja nuk ka hapur asnje dosje e fashikull per te se me demek nuk ka denoncime per te? Kur denoncimet per te vijne si lume nga te kater anet e ne zyrat e prokurorise ka mijera fakte e denoncime uleritese kunder tij?!!!Si mund te ndodhe qe Amerika te kete gjithe keto dokumente per kriminelin e lindur Sali Berisha,kurse Arben Kraja-Spaku te mos dije gje fare dhe te gjitha sa permenda me siper (dhe ato jane nje pjese e vogel e krimeve te tij) qe i di i madh e i vogel ne shqiperi e jashte saj, Arben Kraja nuk i di dhe i shumezon me zero?A nuk perben nje handicup e gjithe kjo? Dhe pastaj e ka fajin Edi Rama qe ankohet! Te ankohet e te ulerije me kete shfrytezim te postit nga Arben Kraja!Mire ben Spaku qe godet majtas dhe te godase edhe me fort,por a eshte normale qe te godasa per gjera shume me te vogla e me pak te rendesishme dhe te lere jashte goditjes se tij eksponente te krimit ee te korrupsionit 30 vjecar me ne krye Sali Berishen e Ilir Meten?A ka njeri me mendje ne koke ta pranoje kete?
Dhe per te mos e zgjatur me shume.Zonja Kim! Jeni ne te drejten tuaj ta gjykoni si te suksesshem punen e Arben Krajes e te Spakut,por per mendimin tim dhe te shume shqiptareve Edi Rama ,Frrok Cupi,Ilir Yzeiri,Bedri Islami,Carlo Bollino,Mero Baze e plot e plot te tjere ne kete vend perfaqesojne mendimin e mbi 90% te shqiptareve qe jane te revoltuar me standartin e dyfishte qe perdor A.Kraja ne funksionin e tij dhe me disa veprime te dyshimta te tij duke goditur skalionin e dyte te krimit e korrupsionit perpiqet (dhe me sa duket ja ka arritur) t’ju hedhe hi ne sy kryesisht juve dhe nderkombetareve se gjoja eshte ne krye te detyres.Arben Kraja eshte kapur nga Meta e Berisha zonja Kim dhe perdite e me teper po shohim se ky eshte nje fakt qe nuk mund te anashkalohet.Tani e kuptoni apo e pranoni ju kete kjo eshte puna juaj.Shqiptaret presin qe gjitonet e Arben Krajes me vila ne Lalez, Meta e Berisha te hetohen si per pasurite marramendese ashtu dhe per krimet qe kane bere e sidomos Berisha qe nuk ka lene nen te kodit penal pa perdhosur!Dhe me ndihmen e Krajes nje pjese e krimeve te tyre po i kalojne afatet dhe ata do ja dalin t’ja hedhin drejtesise,popullit shqiptar dhe juve! Sa me shpejt ta kuptoni kete aq me mire do te jete!
Je zonje e nderuar por duhet ta dish qe ke te besh me popullin me hajdut dhe te korruptuar te planetit.Prandaj dhe nuk do kete kurre sukses lufta qe po beni ju kunder korrupsjonit!
Ajo qe vlen sot per shqiptaret eshte Realiteti ,qe ne si shqiptare jetojm ,,,
jo Brockullat leshuar medieve Tv per te mjergulluar shikimin Opinionit .
Realiteti flet me qarte se cdo fjale e secilit dhe kjo tregon se Spak ishte nji Alibi e radhes ,nji metode e sofistikuar manipulimi truri qe synon ,
me demoralizu shqiptaret ,me i lodh qe ata pefundimishte te pranojne se s’duan me asgje
as Drejtesi ,
as Shtet Ligjor ,
as Demokraci ,
as BE ,
as te jetojne si Njerez por te jetojne si talibane ne Afganistan madje edhe ti veshin si talibane 🙁
Kjo eshte Politika qe ndiqet gjate 30-vjetev kunder shqiptareve duke i imponuar Krimin ne Politike , korrupsionin qe kjo zonje s’e shikon (Muzei i Lalzit cirret Aleatet se degjojne )
shndrimin ne talibane duke i Bllokuar e ndalur funksionimin e Shtetit Ligjore
Drejtesin , dhe funksionomin e Demokracise .
Gjithcka luhet ne Politiken e shtetin Shqiptare te gjithe tashme e dijme qe
Xhonglohet nga Dy Aleatet tane te Medhenj qe e ben jeten e shqiptareve dhe shtetin Shqiptare
si ja do Trapi i tyre i madhe !
Kjo per mu e shume te tjere eshte Diktature Fashiste dhe kurr miqesi apo Demokraci .
Zonja koreane Kim,ne kete interviste,thjesht,konfirmoi edhe zyrtarisht,ate qe shqiptaret e kane thene prej kohe,qe ajo,na qenka derguar dhe vendosur ne Shqiperi,prej shtetit aamerikan,si Guvernatore e amerikes ne Tirane,prandaj si guvernatore,ajo nuk zbaton,detyrimet qe cdo ambasador ka prej rezolutes se Vienes.Pra edhe ne TV,Kim,deeklaroi se Shqiperia,prej ardhjes se saj,ne Tirane,eshte jo me shtet i pamvarur,por nje guverne amerikane,e ozurpuar paqeshish,nepermjet edhe reformave (si ajo e drejtesise),te ndryshme.Pyetja ime ,tani eshte,a do na japin edhe pasaporta amerikaneve,ne,banoreve te guvernes Shqiptare?