“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në fshatin turistik LURA 1 në Gjirin e Lalzit ku veron edhe Berisha”

redaktor

Deputeti Gazment Bardhi shkaktoi sherre dje në Kuvend pas një denoncimi të bërë në “Facebook” për një koleg të PD-së që sipas tij mbahet peng nga kryeministri Edi Rama përmes një vile 760 mijë euroshe.

I pyetur nga gazetarët se për kë bëhet fjalë, Bardhi nuk pranoi të zbulonte emrin. Ama e ngushtoi rrethin duke zbuluar se është një person që ka qenë ministër.

Dhe ndërsa gazetarët i vunë përballë listën e deputetëve të grupit të Rithemelimit, Bardhi la të kuptohet se mund të jetë njëri nga këto të katërt: Flamur Noka, Tritan Shehu, Edmond Spaho ose Bujar Leskaj.

Banorêt e fshatit “LURA 1” ku ka shtëpinë verore edhe Sali Berisha e dinë për kë bëhet fjalë.

Vila në fotot e denoncuara nga Bardhi banohet nga ish-ministri i brendshëm Flamur Noka.

Vila u ndêrtua kur Noka ishte ministër, pasi fshati kishte përfunduar. Për këtë shkak ajo ngushtoi dhe një pjesë të rrugës-unazë që rrethon fshatin rezidencial. Gjendet pranë hyrjes së LURA 1 në reshtin e parë anës rrugës.

Shumë nga banorët e LURA 1 që është fshati i parë turistik në Gjirin e Lalzit, i kanë vendosur në shitje vilat për shkak të mbipopullimit të zonës.

Kjo zonë mori zhvillim pas riardhjes në pushtet të Berishës dhe pasi vajza e saj Argita me një grup miqsh të punësuar në administratën e re në poste drejtuese investuan aty.

Më shumë, sot në DITA print.

i.b. / dita

 

Share This Article
14 Comments
  • Monumente te super korrupsionit,vazhdojne ti nxjerrin gjuhen SPAKUT,ne diten me diell,qe vazhdon i trembur,brenda zhguallit te detyrave te dikureshme.

  • Noka i ka bere paret me therrimet e Saliut. Po SALIU???
    Keta erdhen ne pushtet duke luftuar bllokmenet dhe privilegjet e tyre. Bllokmenet banonin ne vilat prone shteterore. E imagjinoni o popull se si duhet te ishit po mos kishte te tille.Shqiperia do ishte vend i psur njerezit nuk do rrobtoheshin per te mbijetuar.
    Kriminelet do ishin neper burgje dhe jo biznesmene
    Kjo ne nje bote fantazie se realiteti eshte ky.

  • E po prandaj nuk e di Spaku kete vile,sepse eshte ne afersi te viles se Arben Krajes,atij qe quhet zyrtarisht shefi i Spakut dhe qe jo zyrtarisht eshte vartesi i Ilir Metajt e te tre se bashku me Berishen perbejne trekendeshin e Vermudhes! Bravo Spakut!Tani i ka kapur te gjithe peshqit e medhenj dhe i kane shpetuar nga rrjeta “cironjkat”,qe kerkojne dinamit si puna e Berishes,Metes,Nokes,Krajes,Tritanit,Arben Imamit,Bylykbashit ,Palokes e te tjere si keta.Rezultate shume “pozitive” te Krajes si drejtues iketij organi!Urime!

  • Gjithkush …pra dhe politikanet kane te drejten te gezojne prona e pasuri.
    Ata duhet ti deklarojne publikisht dhen te kontrollohen per pasjen e tyre (mbi cmimin e blerjes a ndertimit ne kohen e vet) dhe a paguajne taksat.
    kjo duhet bere per te gjithe ose per asnjerin.

  • I takon ish presidentit te Republikes se Lazaratit te kete nje vile si Eskobari i Ballkanit se ka dhe nja 3 apartamente te grabitura nga fondi i entit te banesave per familjaret e vet. Kete vile Muli e ka dhurate nga Dash Aliko kur i dergonte thesin ne Tirane nga Lazarati dhe Muli ne pushimin e drekes nen tingujt e tallavase se drejtoreshes se kultures ne kabinet Greta kocit numeronte leket qe vinin nga Dashi i Lazaratit.

  • Ka shit patate. Tani qe gruri dhe vaji i lulediellit shkuan ne qiell, Muli do furnizoje tregun me miell patate dhe vaj patate.

  • Zagaret shqupisa ndyresira qe na cajne trapin me lehjen e perditshme per korrupsion dhe nga ana tjeter jane te zhytur ne hale deri ne nivelin e turinjve…

  • Ha-ha-ha-ha, do bejme shtet, Shqiperia mbi te gjitha, oh sa majr me kjen shqyptar, ha-ha-ha! Sidomos, pas kesaj fjalie ne tekstin e mesiperm (lexoheni me vemendje): ‘Për këtë shkak ajo ngushtoi dhe një pjesë të rrugës-unazë që rrethon fshatin rezidencial.’
    Ha-ha-ha, ata qe drejtojne dhe ndertojne Shqiperine, ngushtojne rruget ekzistuese per hir te vilave te tyre!. Ha-ha-ha, rrofshi e mbreterofshi per jete! Ne antishqiptaret ju duam shume dhe ju nderojme per shkaterrimin e ketij vendi dhe rregullimin e bythes tuaj! Ju lumte! Beni gjithmone ate qe duam ne antishqiptaret!

  • Ku i gjeti parate derri i eger i pyllit qe nuk ka punuar asnje dite ? Maloket e eger , qe nuk kane idene se c`eshte shteti , duhet te pajisen me vize per te hyre ne Tirane .

  • E ku ta shikoj SPAK-u kete “kasolle” qe e kane mbytur ferrat !? Cfare te bej Kraja i ngrate, atij po i kendojne 100 kumri, ju thoni te shikoje edhe “kasolletr” e “Gjirit te lales” ? Po te le Lala ti shikosh ato?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *