Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se qëndrimi i tij është që të arrihet një dakordesi me opozitën për një kandidat të mundshëm për President.
Në një dalje për mediat, pas diskutimeve mazhorancën, Mediu u shpreh se siç po shkon procesi, ditën e hënë nuk do të shkohet me një kandidat për President.
“Si aleancë për ndryshim kemi vendosur që propozimet do ti bëjmë brenda opozitës, jashtë opozitës asnjë qëndrim. Unë nuk i ndaj as të rithemelimit apo ca emri i vini ju. Të gjithë deputetet duhet të marrin pjesë me një kandidat të përbashkët.
Unë kam folur dje edhe me Bylykbashin, Bocin, Alibeajn, koleget e grupit aleanca për ndryshim dhe ky ka qenë qëndrimi ynë, duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për kandidat dhe me pas t’ja paraqesim mazhorancës. Siç e shikoj nuk do ketë kandidat ditën e hënë.
Është absurde që politika të përjashtojë politikën, por besoj që nuk mund ta ngushtojmë në një profilk të caktuar. Duhet të jemi të gjerë në fusha të ndryshime. Qëndrimi ynë ishte qe ne do të kemi një dakordesi me opozitën për të shkuar të dakordësia me mazhorancën”, tha Mediu.
j.l./ dita

Kandidati i vetem per president eshte Mehdiu, pasi te vuaj denimin per krimet ne Gerdec.