“Kallëzime penale për kryetarë bashkie”, gazetari: Leli mund të jetë një nga “shënjestrat” e Ramës

Ornela

“Akuzat e bëra së fundmi nga kryeministri Edi Rama në drejtim të SPAK tregojnë se qëndrimi i mbajtur deri më sot nga mazhoranca për Reformën në Drejtësi nuk ka qenë i sinqertë.”

Kështu është shprehur gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Abc Live me Sibora Bitrin.

Ndërsa solli në vëmendje se në këto tre vite jemi mësuar që SPAK të sulmohet nga opozita, Hoxha tha se Rama e tregoi vetë (pa dashje) se përse sot po e drejton gishtin nga SPAK-u.

“Reagimi i Ramës la të kuptohej që ka diçka që nuk shkon. Pse po hetoni vetëm në oborrin tonë? Përgjigja e Ramës pse po sulmohet SPAK pikërisht tani. Dvorani, rasti që u mor se është një gjyqtar që u mbështet nga ambasada amerikane. Ajo që tha i dekonspiroi planin që kishte në kokë.”

Në fjalimin e tij në Asamblenë e PS-së, kreu i të majtëve tha se do të ketë edhe kryetarë bashkish që do të hetohen. Dhe, një prej tyre sipas Artan Hoxhës mund të jetë Dritan Leli.

“Mund të jetë Vlora. Leli ka refuzuar të dorëhiqet, mund të jetë objektiv i kryeministrit. E vetmja zgjedhje është një procedim…”

Por cilat janë çështjet që ka aktualisht në duar SPAK, Artan Hoxha shpjegon:

“Për vitin e kaluar janë 1500 persona të përgjuar. SPAK deri më tani ka cuar për gjykim një në 5 çështje. Ka pezulluar 17 për qind, dhe ka transferuar në prokurori të tjera mbi 40 për qind. Ato në gjykim janë: Çështja e ish-kryeporokurorit Adriatik Llalla, rasti Tahiri, rasti i Mediut, Alqi Bllako, afera e inceneratorëve, Mediu për Gërdecin…

Kurse, sipas Hoxhës, “21 Janari” nuk është nën hetim nga SPAK, por familjarët kërkojnë që të hetohet nga Prokuroria e Posaçme pasi dy nga viktimat janë pa autor. Ka shumë zhurmë për hetimet që ka SPAK, por realisht këto janë gjërat që ka në duart SPAK.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Ne se Leli ka bere shkelje dhe ka hyre ne zullum, le te shkoje ne burg…nje ore e me pare. Do jete turp i madh per te dhe familjen e nderuar nga e cila vjen.
    Ne se Leli do procedohet pa prova, por per arsyen se nuk ju bind Rames, eshte TURP i madh per Ramen

  • O koke tule qe spo kupton se cdo Rama qe drejton gishtin nga SPAK.Je gazetar spiun e jo investigativ .Je stervitur te futesh hundet ne pislleqet qe prodhon politka shqiptare .Hiqesh si i pavarur por je krye keput vegel sa majtas e djathtas .
    Rama ,qe duket i egersuar, me SPAKun, ka halle te tjera . Pislleqet e Berishes,Metes e Lulit mbajne dhe eren e Rames ..Nuk mund te jete Rama pa faj ku Berisha i ka kontrolluar te dy krahet politke dhe sistemin e Drejtesise. A ke degjuar ti me pare qe Rama te flas kaq shkoqitur me trema te hetohet e te burgoset ndokush .Jo spiuni Hoxha .Lepuri fle diku tjeter .
    Clidhje kane kontraditat e Rames me Kryebashkjakun Leli .Ku te shkon mendja qe fantazon te tilla akuza se do te jete Leli i pari qe ka ne liste Rama per ta denoncuar ne SPAK .Rama sdi si tua beje atyreve qe kane pjerdhur ne nje qyp me te e jo me Lelin qe ka 3 vjete te shpallur te vdekur .E kuptoni ti o analiste ,gazetar e spiun se cdo te thote je i vdekur? Nenkuptohet ! Ato qe si realizon me firmen e Lelit Rama i ka realizuar me firmat e lopcarve e fashatarve vlonjat qe ka mbledhur rreth vehtes se tij .Ke pare ti ne keto 3 vjete Ramen te shoqerohet nga Leli ne qytetin e Vlores ku po derdh para te pa pare ndonje here per se treti e se katerti here .Cpergjegjsi do kete Leli para SPAKut me llogjiken tende ?
    Shko ne Vlore, o koke e dhjamosur e xhbiro se do kerkosh qenin e ngordhur te Rames .Kaq servil ,nuk te paskemi njohur.Ja kap ne ajer hapat qe do te ndermari Rama .Gazetar te shpifur .Servila qe nuk dine se ku te shpjene ato qe leshon nga goja pa u menduar .

  • Po cili Artan Hoxha eshte ky se Artan Hoxhet ne Shqiperi jane si gomaret buzebardhe, nuk numurohen. Vete e ka pare filaxhin ky apo ja ka pare Monika? Jane bere te neveritshem keta njerez apo gazetare qe s’vlejne as per çoban me bageti se ti bien ksiq ne darke. Mos i merrni seriozisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *