SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje gazetës Dita, qe pasqyron të gjitha shqetësimet e shqiptarëve. Jemi taksistët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. I kërkojmë me këmbëngulje kryeministrit të Shqipërisë zotit Edi Rama, që shqetësimit të taksistëve të këtij vendi, t’ja bëjnë më të lehtë rinovimin e licencave të taksive. Ne të licencuarve të hershëm na kërkohet dëshmi e penalitetit. Që të marrësh këtë dëshmi qënka bela e madhe. Një kolegu ynë ka një muaj dhe akoma nuk e ka marrë këtë përgjigje. Ky person me emrin Ilir, me mjetin taksi AA 409 T, kërkon për të marrë këtë përgjigje dhe akoma nuk e ka marrë. Si është e mundur që vonojnë kaq shumë? Mos në këto institucione që merren me këtë punë ka persona që i nxjerrin kinse këto pengesa?
