Një zyrtar i lartë rus ka zbuluar targetin e radhës së ushtrisë ruse.
Deputeti propozoi të vendoset “Polonia në radhë për denazifikimin pas Ukrainës” me një postim në llogarinë e tij në Telegram, shkruajnë mediat e huaja.
Oleg Morozov është anëtar i Partisë së Kremlinit, Këshilli i Lartë i Rusisë së Bashkuar dhe deputet i Dumës.
“Me deklaratat e saj për Rusinë si një “tumor kanceroz” dhe për “dëmshpërblimin” që duhet t’i paguajmë Ukrainës, Polonia na inkurajon ta vendosim atë në radhë të parë për denazifikim pas Ukrainës”, ka shkruar ai, në një postim në Telegram.
Autoritetet ruse bllokuan llogaritë e ambasadës polake në Moskë si një kundërmasë ndaj sanksioneve.
Kërcënimi i drejtpërdrejtë ushtarak kundër Polonisë erdhi pasi kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha në një artikull në The Telegraph se ai e konsideron botën ruse “një kancer dhe kërcënim vdekjeprurës për të gjithë Evropën”.
Në një konferencë të premten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov sulmoi kryeministrin polak:
“Kjo është thelbi i asaj urrejtjeje ndaj rusëve që për fat të keq, si një metastazë, ka infektuar të gjithë udhëheqjen polake dhe, në shumë mënyra, shoqërinë polake”, tha Peskov.
a.m/dita
