Por duket se trupat ruse nuk janë mjaftuar vetëm me kaq.
Përpara se të largohen, ata kanë planifikuar të vijojnë vrasjen e civilëve edhe pse jo të pranishëm fizikisht në momentin e krimit. Kjo tregon shumë edhe për gjakftohtësinë me të cilën sillen ushtarët.
Nexta, në llogarinë në Twitter ka postuar pamjet e një krimi rus të mbetur në tentativë. Ushtarët rusë kanë vendosur në pianon e një vajze 10 vjeçare në qytetin e Buchas, një granatë.
“Ushtarët vendosën një granatë në pianon e një vajze dhjetëvjeçare nga Bucha. Kur familja u kthye në qytetin e çliruar, nëna e vajzës vuri re se trofetë e vendosura sipër pianos ishin në renditjen e gabuar. Duke kontrolluar objektin, prindërit gjetën granatën dhe thirrën skuadrën e bombave”, raportoi Nexta.
Tatiana Monko dhe vajza e saj Daryna u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre në Bucha në rajonin e Kievit të Ukrainës pas pushtimit nga Rusia, por mundën të ktheheshin në shtëpi vetëm javën e kaluar. Ata zbuluan se shtëpia e tyre ishte plaçkitur dhe pavarësisht se partiturat e saj ishin copëtuar, 10-vjeçarja donte të luante sërish pianon e saj të dashur.

Megjithatë, ndërsa vajza u ul dhe sapo nisi të luante, Tatiana vuri re se trofetë e vajzës së saj të vendosura sipër pianos ishin zhvendosur.
Kur ngriti kapakun e instrumentit për të parë brenda, nëna u tmerrua kur gjeti një granatë VOG-25P të ngjitur në çekiçët e pianos.
Eksplozivi u hoq nga ekspertët ukrainas të asgjësimit të bombave.
“Dua që e gjithë bota të dijë se çfarë po bëjnë këta …”, tha Tatiana e tërbuar.
a.m/dita

Po’ ndonje gje tjeter nuk mungonte?vetem rradha e stolive mbi piano mungonte?te pakten te thoshte se me vodhen ruset nje Pako makarona.Krim i rende i mbetur ne tentative.Shyqyr qe nuk shpertheu kur u hap kapaku i pjanos
Boll ore se lat nam me kto budallalleqe.
U bete re palyre fare.
Me keto lajme do e rrezoni Putinin ???