Apeli i GJKKO ka lënë në burg ish-deputetin, Alqi Bllako, duke mos pranuar kështu kërkesën e tij për lehtësim të masës së sigurisë.
Ish-deputeti socialist mbetet sërish në qeli, ndërsa në seancën e sotmen në gjyq ai ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit.
Bllako është shprehur para togave të zeza se nuk ka asnjë rol në procedurën e kryer.
“Nuk kam asnjë rol më shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit”, ka thënë Bllako.
Ndërsa, në lidhje me akuzën e punësimit të babait të tij, ish-deputeti i PS a thënë se nuk ka qenë sekretar në ministrinë e Mjedisit, por i punësuar në Presidencë.
“Në lidhje me punësimin e babait në inceneratorin e Tiranës, nuk kam qenë sekretar në ministrinë e Mjedisit, por i punësuar në Presidencë”, ka thënë ai.
o.j/dita

Keta “birbot”si :Alqi-Bllaka ,THoma -Gellci ,Lefter-Koka ,jo vetem qe te bejne denimin me burg ,por tu konfiskohet pasuria ,ndryshe jane “SHou”qe servir S.P.A.K.qe te pranohet AlBANIA ne EUROPE duhet te spastrohet nga keta “MONSTRA”,te cilet me pare dalin nga burgu se sa hyne ne te .Kjo eshte Drejtesa-e-Re qe enderrojne SHqiptaret.