Nga Fatma Diko
A e keni gjetur ndonjëherë veten duke bërë pyetjen se cilat janë llojet e ndryshme të stileve të dizajnit të brendshëm? Ndoshta ju dëshironi të ndryshoni stilin tuaj, por nuk mund të vendosni se në cilin drejtim të shkoni. Ekziston një stil për çdo preferencë dhe së bashku do gjejmë cili stil përshtatet me shumë me stilin tuaj të jetesës, sepse si e kemi cekur në shkrimet e mëparshme “BANESA QË NE JETOJMË ËSHTË PASQYRA E VETES SONË”. Ka shumë lloje të dizajnit të brendshëm.
Disa prej tyre janë modern dhe te tjerë klasik të përjetshëm që I rezistojnë kohës.Secili stil përbëhet nga mobilje,dekor, ndricim dhe aksesorë të vecantë që bejnë diferencën. Duke u njohur me disa nga stilet më të njohura,do të kuptoni se cilat stile të arredimit do të plotësojnë preferencat tuaja. Pra, në ketë cikël shkrimesh le të eksplorojmë së bashku stilet kryesore të dekorimit.
STILI TRANSITIONAL
Stil i cili i referohet një përzjerje te orendive.Në thelb,arredimi transitional është kombini I stileve të ndryshme të dizajnit bashkohor, modern madje dhe antik.Megjithatë çelësi për të zotëruar stilin transitional të dekorimit është të gjendet një kombinim,në menyrë që çdo orendi të lidhet me njëra tjetrën duke ju përfaqësuar ju dhe stilin tuaj të jetesës. Ky stil është i përshtatshëm për ata që nuk janë te fokusuar në një stil të caktuar në arredimin e shtëpise së tyre.Mund të eksperimentoni derisa elementët e mobilimit të duken të përshtatshëm për ju.

Përdorimi i paletës së ngjyrave
Kur bëhet fjalë për ngjyrat, gjithcka varet nga gjendja që doni të krijoni nga dhoma në dhomë.Për një pamje më te kuruar të ketij stili, mund të përdorni një larmi ngjyrash. Mund të perdorni dy, tre apo dhe katër ngjyra të së njejtës palate ose mund të guxoni me tone më te errëta për te krijuar një thyerje duke e mbajtur cdo kombinim te pastër.

Mobiljet
Meqënëse stili transitional përfshin kombinimin e shumë stileve,në mobilje mund të përdorni silueta të drejta por edhe të rrumbullakosura.Vendosja dhe kombinimi i siluetave të në dukje të ndryshme por së bashku krijojnë një harmoni mes tyre.

Aksesorët Dekorues
Kur dekoroni një dhomë ndenjeje jepini jetë asaj me nje larmishmëri aksesorësh të personalizuar dhe të terheqin vëmendjen nga ana vizuale.Jeni të lire te vendosni madhesi, ngjyra dhe forma të ndryshme.

Perdet
Për dritaret e shtepisë suaj mund të zgjidhni perde të drejta klasike që kombinohen dhe me ngjyra me tone të forta të përdorura në ambient.

Kuzhina
Për kuzhinën tuaj mund të përdorni si element dekorues dhe pjata ose element antik. Një tavolinë antike të kombinuar me nje kuzhine klasike.

