Disa pula të ngordhura janë gjetur sërish ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit, në Lezhë.
Shpendët e ngordhur janë gjetur në bregdetin e njohur si ‘Rana e Hedhur’, ndërsa ishin të futur në një thes i cili ka dalë në sipërfaqen e rërës.
Pula të ngordhura dolën në breg të detit në këtë zonë edhe pak javë më parë, ndërsa u hoqën nga autoritetet. Mbi 1 mijë pula u raportuan të ngordhura, me rënien e grimit të shpendëve, kryesisht në Durrës, Lezhë, Korçë dhe Shkodër.
a.m/dita

Idiotët, i kanë futur nëpër thasë pulat e ngordhura nga gripi dhe i kanë hedhur në det.
Merni pulat e ngordhura, të mos shkojnë kot, të pastrohen dhe me një kontroll dhe firmë nga bordi i transparencës së veterinare të ministres që duam Karpica të shiten në supermarkete, mjafton të gatuhen me ujë të ministres Karpica që nuk zjen si uji i zakonshëm në 100 gradë Celsius por në 70 gradë dhe
mikrobet vriten dhe bëhen shumë të shijshme si pulat e ngordhura të komplekseve të Durrësit që nuk shkuan kot.
Vetëm çdo gjë nën kujdesin e rrept të veterinarëve dhe AKU që duam të shokut Edi.
Se mos merni pulat e fshatarit që shet kontraband, pa kontroll veterinar, në trotuar joooooo ……….., ato janë pa vulën e kontrollit të veterinerit që duam të liçencuar, merni pulat e kontrolluara me imtësi të komplekseve edhe kur groposen 200 pula para kamerave në prani të zyrtarëve të AKU nga 20 000 të ngordhura.