I padenjë për Nobel

anazapta

Ka disa ditë që janë intensifikuar zërat për një Nobel të mundshëm për Paqen për treshen Thaçi-Daçiç-Ashton, një trekëndësh individësh pa lidhje e përputhje me njëri-tjetrin.

Nuk besoj se ka ndonjë dyshim që lobimi më i madh për këtë çmim bëhet nga ana e baroneshës plakë, që me sa duket i paska ca ambicie famozerie (kështu më vjen ta shkruaj nevojën e njeriut për të qenë “famoz”). Fundja, ka tregime të tëra komike mbi pasionet e baroneshave plaka, zonjave të çajit, dhe nuk ka pse t’i vëmë faj.

Daçiç, me një Kosovë praktikisht të humbur, ka arritur të diktojë shumë në ato bisedime, duke qenë më shumë se një partner. Daçiç ngjan të ketë qenë kapriçiozi i madh dhe përfituesi i madh. Ai po ia shet Europës shtrenjtë një gjë që nuk e ka të vetën, Kosovën.

Në akuzat e Vetëvendosjes, Kosova hyri në bisedime pa asnjë kusht. Në mos qoftë e vërtetë që kushte mund të ketë, por janë nga ato që nuk thuhen.

Por, sa mund të jemi ne të lumtur me këtë Nobel? Nuk më harrohet një frazë arrogante e Thaçit që kërcënonte kosovarët protestues se do ua bënte një “21 janar” protestën. Me fjalë të tjera, kërcënonte qytetarët e vet se mund të vriten nëse dalin në protestë. Thaçi, që dikton politikën kosovare prej 14 vjetësh ngjan me shembullin tipik të liderit ballkanas që me të hipur majë kalit nuk zbret më vetë, veç po e zbritën me plumba. Unë besoj se liderë të tillë nuk bëjnë gjë tjetër veçse shkatërrojnë demokracitë tona të brishta. Ata ngrenë formate tribale të zotërimit të shtetit. Pushteti i pakufizuar (qoftë dhe në kohë) korrupton në mënyrë të pakufizuar, dhe Thaçi nuk ka pse bën përjashtim. Mbi të gjitha, unë mendoj që Thaçi e ndonjë tjetër si ai kanë ngritur kultin e pasaktë të identifikimit me luftën e UÇK-së, qoftë dhe për faktin që historinë e shkruan më i forti.

Nuk e di a shkojnë këto informacione në zyrat e mykura të jurisë së Nobelit të Paqes, por, duke gjykuar nga shumë emra të përlyer që e kanë marrë atë të shkretë Nobel të Paqes më parë (Kisinger, Arafat, Obama e deri dhe BE, për të përmendur disa prej tyre) kam frikë se ky Nobel vetëm me paqen nuk ka të bëjë.

Por, të kthehemi te ne. A duhet t’i gëzohemi një Nobeli pavarësisht se kush e merr, vetëm se e merr një shqiptar? A duhet që ai të jetë një figurë e nderuar dhe ndër shqiptarë, dhe të ketë bërë dhe për ne diçka që nuk do harrohet e jo thjeshtë për veten e vet (siç thuhet se i bën lëshimet ndaj Serbisë në negociata).

Nëse do e merrte Banda e Çoles një Nobel a do i gëzoheshim? Nuk e di ju, por unë jo. Ju do thoni që Thaçi nuk është banda e Çoles. Ndoshta. Por, nëse shqiptarët janë të fundit në Europë në çdo gjë (edhe pas Serbisë së Daçiçit), kjo është për shkak të politikanëve që na qeverisin. Ne duhet të turpërohemi me skotën e politikanëve tanë. Dhe Thaçi është një prej tyre. I padenjë për Nobel.

Share This Article
26 Comments
    • Shkrimi me kurajoz qe kam lexuar kohet e fundit….
      E kam fjalen per kurajon intelektuale!!!!

      Bravo Cukall
      Te kisha gjykuar me te leht, por qenke plumb i rend.

      Na mungonte kjo qasje intelektuale, pothuaj te gjith u ngazllyem nga propozimi
      per Nobel, pa u thelluar me tej ne kuptimin e tij.

      P.S Gjykoj se ka pak tepri per Baroneshen, nuk eshte plak dhe nuk besoj se
      ajo eshte shkaku i ketij propozimi.

  • O Kolo.
    a je, a ban sikur…?!

    Po bota e politikes kjo eshte or djale…

    Kur ti fut edhe Obamen mes te dyshimteve, natyrisht i ban nder edhe Thachit…a e din apo s’e din nji kte?!

    Nobeli eshte nje tufe parash dhe ca politike brenda. Kaq.

    Ndaj dhe Kadare tentoi ta merrte, por sapo Rama loboi per kolegun e vete, nuk po e vret ma mendjen per te:
    “Jepjani Thachit, qe te shtohet edhe nje kange zie per Kosoven!”

  • Nje shkrim brilant i barasvlefshem me nje shkop te thante edhe per qeverine e kryeministrit Rama qe merr iniciativen per te mbeshtetur nje akt sa qesharak po aq demagogjik.
    Jam plotesisht i nje mendje qe eshte nje lloj trekendeshi me kend te drejte, nga kulmi i te cilit, dy katetet kerkojne t’i japin jete nje hipotenuze te deformuar keqas per shkak te peshes se krimeve qe rendon mbi te.
    E kam theksuar dhe gjej rast ta perseris serish, se marrveshja apo bisedimet Serbi-Kosove me ndermjetesine e baroneshes plake Ashton ( perfaqesuese e plakes se “ndershme” Europe), eshte nje lloj veladoni per te mbuluar shemtine e krimeve te kryera dhe per ta pranuar te perdalen e Ballkanit, Serbine, si nje te virgjer. Kjo marrveshje apo bashkbisedim, perveçse fyerje per gjakun e derdhur te popullit martir te Kosoves, harreses ndaj te humburve dhe te zhdukurve prej krematoriumeve milosheviçiane dhe te pasuesve te tij, eshte dhe nje lloj kredoje dhe fryerje butaforike per nje politikan liliput si Daçiç ne ballafaqimin e nje personi si Thaçi qe perveç gjatesise trupore nuk ka asgje tjeter.

  • Nuk do me interesonte shume cmimi Nobel per Hashim Thacin.

    Dihet qe ai fare mire mund te ishte vrare ne lufte.
    Por keto tipa qe shkruajne si transeksuale me emra femrash dhe mbiemra “cu kali ” te shkatojne neveri kur krahasojne uck me banden e coles.

    Ju lutem zoti Thano
    Mos botoni kesoj artikuj qe as serbet nuk guxojne ti botojne me kaq urrejtje.

    • ti or mik shkrimin e ke lexuar sikur lexohet Kurani, nga fundi ne fillim. Nuk ka bere as eshte munduar te beje nje krahesim UCK me B.Coles. Shkrimi kerkon te tregoje sa i denje eshte Thaci apo 2 te tjeret per Cmimin Nobel per Paqen (??). hajt tung

  • Ke mese te drejte z. Cukali. Eshte e vertet. Dacic po u shet shum shtrenjte ate qe nuk eshte e veta, Kosoven dhe me e bukura po merr dhe nje Cimim Nobel, pa qene fare i pergjegjshem se ai ne emer te qeverrise serbe Duhet tu Kerkoj Falje Shqiptareve te Kosoves por dhe te Shqiperise per cfare beri Milloshevici. Kosoves per luften, vrasjet, perdhunimet plackitjet e grabitjet, ndersa Shqiperise per demin indirekt qe shkaktoi lufta ne Kosove, duke penguar investimet e huaja per shkak te pasigurise prej luftes.

    Kjo eshte e verteta e hidhur

  • Per te vlersuar nje nejri
    1.Duhet ta njohesh mire veprimiatrin e tij i kuj i kushtohet.
    2.Te jesh i arsimuar dhe i edukuar drejte.
    3. Te mos kesh paragjykime dhe botekuptime
    4.Te jesh ne rrijedha politike
    5.Te gezosh nje emer qe te beson dikush. Je me shume se nje hiq qe del me i menqur se Kongresi Amerikan, Keshilli i Evropes dhe nje varg institucione nderkombetare.
    Por vazhdo e shkruaj cfar te duash kur nuk ka politike redaktuese ne Media.
    Vete propozimi eshte nej mirenjohje e madhe per Kryeministrin Thaci dhe pet te gjithe shqiptaret.

  • Po pse nuk e meritoka Thaci,atehere tja japim saliut se thoshte qe uck nje grup terroristesh qe kerkojn te destabilizojne ballkanin,te mos firmoset marrveshja e rambujes.Tja japim saliut se ndihmoje makinenen ushtarake te miloshevicit me nafte,qe burgosi Adem Jasharin dhe perndoqi shume luftetare te uck duke spiunuar te udb.Me vjen shume keq me ju gazetaret se shkruani qesim fare,po more dhe thaci mund te kete bere gabime por nuk shiti pjese te teritorit serbeve edhe per mitrovicen po luftohet me forc per ta integruarapo veprimet e te tjereve duhet tja faturojme thacit.shiko veprimet ketu se sa keq kemi vepruar ne ndaj kosoves,kur atje ishte ngritur populli per pamvarsi,ne lufte ne shqyem shtetin tone nuk lam gje ne kembe vetem per te mos u kujdesur per vellezrit tane matan kufirit por te vrisnim njeri tjetrin keto shiko o gazetare dhe jo thacin qe ne nje mosh fare te re u ngrite per clirimin e vendit ndera ti ndofta ne nje moshe qe nuk te lejohet te hedhesh mbrockulla te tilla.Per cmimin nobel ka nje komision qe i shqyrton nuk ka ngelur ne doren tende ta gjykosh.

  • Shkrim i sakte. Eshte turp per Nobelin qe te kaloje ne doren e Thacit dhe me turp per ne shqipetaret qe te perfaqesohemi per Cmimin Nobel me dike si Thaci. Me pelqen qe si ralle here edhe komentuesit ndajne te njejtin mendim.

  • Koloreto ne nje ndryshim sistemi politik,nuk ka tagji per te gjithe,keshtu qe koha e kerkon qe nje pjes te demave tu pritet koka,sepse tagjia nuk esht e mjaftushme kur lopet apo demat fillojn e shtohen!!!!
    Kur e kerkon koha e momenti terroriste si Arafat do ti shohim si njerez te paqes,sepse tagjia filloj te mbillet,e po jep frutet e veta!
    Nuk ka te beje se humben shum shqiptare apo serbe,kur flitet se do vije nje fryme e re ekonomike,qe do tu shtoj shpresat per paqe e begati ne kete rajon!
    Kush e hengri e hengri ne ket mes,keshtu e ka nacionalizmi,si per shqiptaret e per Serbet!

  • bashkim ti aq kupton skemi cfar te bejme pse po te propozuan kongresmenet amerikan per dicka dhe njerzia duhet ta marrin ate si te mirqen se eshte ashtu si thone ata sipas mendjes tene te ndritur , prandaj ne si popull kemi te meta te theksuara mendore prej ketyre budallalliqeve qe po thane te medhenjet ose amerikanet se fluturon gomari dhe ne duhet ta marrim te mirqene me keto krahasime nuk shkon gjekundi , amerikanet kan njohur perpara sebine se kosovet dhe i ken pasur dhe do ti kene punet mir sa te jete kjo njerzi pamvasrisht se i rane sa per sy e faqe serbise ne kohen e milloshit , dhe me keto palacot e uck gjsme po e shesin kosoven ne bashkpunim me keta qe permend ti . ata qe luftuan ne emer te uck ose i vrau serbi duke i spiunuar ket palacot per cmimin nobel ose i vrane kot palaco per cmimin nobel pas spine tyng

  • NJE NOBEL PER PAQE APO GUINNESS PER KORRUPSION PER HASHIM THACIN?

    sepse po te gjykojme nga skandali i klinikes Frankeshtajn MEDICUS ne Prishtine nuk do te na shkoje kursesi mendja se fjala eshte per nje NOBEL per paqe.

    sepse po te gjykojme si deputetet dhe ministrat kosovare po dalin te gjithe mafioze, qe njohin si profesion vetem KUSERINE dhe qe po prangosen nga EULEX-i si specie ekzotike te panjohura ne vende te tjera, do te bindeshim se Hashimi meriton me shume nje GUINNESS per korrupsion ne drejtimin e shtetit, qe eshte ne kundershtim me mendimin dhe apelin zyrtar te kreyministrit shqyptar Edi Rama.

  • kam pershtypjen se zarfi mediatik po shkon ne adrese te gabuar.Qe ne fillim,Thaçi nuk po shkon te marre nje Nobel,po e propozojne te tjeret.Ne ia dhençin,do ia japin te tjeret.Ndersa ndaj te njejtin perceptim me autorin,qe Daçiç kerkoi te faktorizohej dhe u faktorizua me teper se Thaçi,gjasme paqja varet prej tij eskluzivisht,ndersa po ben sikur po leshon nje territor qe ka 15 vjet i mevehtesuar.Por le te jete keshtu,s’ka ndonje problem,une do ia jepja Nobelin vetem Daçiçit sikur te deklaronte se Serbia nuk ka pretendime per veriun e Mitrovices,gje qe ai ne fakt nuk ka mandat ta beje.Keto punet e Nobeleve per Paqen,qe madje nuk jepen ne Stokholm por ne Oslo(Norvegji)jane si puna e atyre Lordeve qe nominon mbreteresha e Anglise.Qe te vuloset paqja i kepusin nje medalje Nobeli,siç u dhurohet grave nje buqete me lule pasi i kane rene nervat e sherrit.Problemi me duket keshtu,ketu po arrihet nje marreveshje mes armiqsh,do nxjerre nje personazh dhe nga kosovaret dhe eshte qe eshte ne karrike,pse te mos jete Thaçi.Ndersa nuk e di rolin e Daçiç ne kohen e luftes ne Kosove dhe ne raportet me Kosoven.Por Daçiç deri tani eshte treguar shume rrufjan dhe ka perfituar shume konçensione per vendin e tij.Se eshte patriot per vendin e tij nuk me duket keq,problemi yne eshte se ku ta gjesh nje shqiptar ne krye te shteteve shqiptare qe te rezultoje kaq konkre.

  • Arben
    Kjo eshte e jotja qe shkruan
    “ata qe luftuan ne emer te uck ose i vrau serbi duke i spiunuar ket palacot per cmimin nobel ose i vrane kot palaco per cmimin nobel pas spine tyng”
    Nese ke ndonje deshmi dhe fsheh nuk je njeri.
    Nese nuk ke keto akuza jane te renda dhe nuk te beje aspak nder perkundrazi ti nxjerr veten si nje nga ata qe po fluturuakan ne Amerik.

  • Daçiç, me një Kosovë praktikisht të humbur, ka arritur të diktojë shumë në ato bisedime, duke qenë më shumë se një partner. Daçiç ngjan të ketë qenë kapriçiozi i madh dhe përfituesi i madh. Ai po ia shet Europës shtrenjtë një gjë që nuk e ka të vetën, Kosovën. (artikulli)

    Well said!

    Sidomos fjalia e fundit per mua ngelet konluzioni me i qarte e konciz, qe kam lexuar deri tani ne Median Shqip.

  • Ky shkrim eshte ne kundershtim me perpjekjet qe po ben BE dhe ShBA per te siguruar nje paqe te qendrueshme ne rajonin tone.Po pse cfare do te arrinte kryeministri i nje shteti qe nuk eshte bere ende i tille d jure po te ishte kunder tyre? Mund te kemi mendime te ndryshme por nuk duhet te arrihet deri aty sa te mohojme kontribute tashme te njohura boterisht. Po banda e Coles pse duhej vene ne kete shkrim? Po Komiteti i Nobelit pse duhej denigruar ne kete menyre? Mendoj se autori duhet ta terheqe shkrimin me nje autokritike.

  • Shkrimi i z. Cukali eshte jashtzakonisht korrekt dhe shumei argumentuar. Edhe sikur Thaci te kish luftuar si Adem Jashari, pavaresisht se ky i fundit eperzuri dhe i tha qe te mosi shkonte ma ne kulle, vetem pse k ndertuar nje qeveri mafioze dhe diktaoriale, nuk e merriton kurre cmimin Nobel edhe sikur te ihte ky qe i imponohej Dacicit,nderkohe qe eshte dacici ai qe po fiton mbi Kosoven. Ata qe jane partizane te thcit duhe te jene ose injrante ose te verber, derisa nuk po kupojne tradhetine e Thacit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *