Ministrat e jashtëm të G7 i bëjnë thirrje Serbisë të sillet si fqinjët me Rusinë, përmendin tre herë Kosovën në deklaratë

redaktor

 

Dje në Gjermani u mblodhën ministrat e Jashtëm të G7, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, SHBA-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell.

Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga G7, përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mënyrë specifike, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo që ra në sy në këtë deklaratë ishte edhe përmendja e Kosovës për tre herë kur flitet për Ballkanin Perëndimor dhe shpërfillja e idesë së Ballkanit të Hapur, që shtyhet kryesisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Share This Article
1 Comment
  • Nga gazeta DITA:
    ‘Ajo që ra në sy në këtë deklaratë ishte edhe përmendja e Kosovës për tre herë kur flitet për Ballkanin Perëndimor dhe shpërfillja e idesë së Ballkanit të Hapur, që shtyhet kryesisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.’
    Fjalia e mesiperme duhet te shkruhet sakte gramatikisht, para se kete vend ta marri lumi me shqipen ‘rraprra-caprra’! Ja si eshte shqipja e sakte:
    ‘Ajo që ra në sy në këtë deklaratë ishte edhe përmendja e Kosovës tre herë, kur flitet për Ballkanin Perëndimor, si dhe shpërfillja e idesë së Ballkanit të Hapur, që mbeshtetet kryesisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.’
    Emri i Edi Rames mund te futet midis dy presjeve, ashtu dhe para emrit te A.Vucicit mund te kete presje, por edhe mungesa e tyre nuk e prish fjaline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *