Sot afati i fundit për dorëzimin e kandidatëve për President, ku ndahen mazhoranca dhe opozita

J L

Një ditë nga raundi i parë i votimit për Presidentin e Republikës, palët nuk kanë ende një emër.

Ditën e sotme, në orën 16:00 përfundon afati për dorëzimin zyrtar të kandidatëve.

Maxhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur ende konsensus për emrin e kandidatit potencial për postin e kreut të shtetit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se maxhoranca do t’i japë vendit një President konsesual.

Nga ana tjetër, kreu i PR Fatmir Mediu pas takimit ditën e premte deklaroi se opozita duhet të jetë e unifikuar në këtë proces.

Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka paralajmëruar se nuk do të ulet në negociata në rast se nuk merret për bazë drafti i tij me kriteret për zgjedhjen e Presidentit.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Kujdes se Edi Rama do tu a beje shqiptareve njesoj si me MItat Frasherin; mund te fuse ne ate dhome edhe vajzen e Ismahil Kadarese dhe pastaj beja siper presidences. Por reagimet do te jene te lemerisshme pastaj. Megjithate ai nuk pyet se pas kesa, do jete piktor si “Pikaso”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *