Dje ishte afati i fundit, ‘digjet’ raundi i parë për Presidentin e ri, mazhoranca dhe opozita në Kuvend pa emra

J L

Nuk ka ende një kandidat për President të Shqipërisë. Sot në 09:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e Presidentit.

Ndërsa në orën 17: 00, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë raundin e parë të votimit. Afati i partive për të paraqitur propozimet ishte ditën e djeshme, mirëpo asnjë emër nuk u paraqit.

Mazhoranca nuk çoi asnjë emër kandidati për president në raundin e parë, duke i hapur rrugën opozitës, por edhe këto të fundit nuk u dakordësuan. Me djegien e votimit të parë, konferenca e kryetarëve do te përcaktoje datën për raundin e dytë.

Asnjë prej socialistëve nuk ka dalë ende me asnjë emër, edhe pse ata kanë votuar me zarfe për propozimet e tyre, ndërsa opozitarët kanë dalë edhe me emra konkretë.

Më të përmendurit janë: Visar Zhiti, Mentor Petrela, e shumë figura të tjera, por asnjë prej tyre as nuk e ka pohuar dhe as mohuar gatishmërinë për të marrë vendin e Ilir Metës, mandati i të cilit përfundon më 24 korrik.

Si zgjidhet Presidenti?

Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në tre raundet e para, Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, pra 84 vota.

Sipas ndryshimeve të bëra së fundmi në Kushtetutë, në rast se në fund të tre raundeve nuk është zgjedhur ende një person, atëherë kalohet në raundin e katërt, ku Presidenti duhet të zgjidhet me 71 vota.

Nëse në raundin e katërt njëri prej kandidatëve të mbetur në garë nuk siguron 71 vota, kalohet për votim në raundin e pestë, ku sërish duhen 71 vota. Nëse dështohet edhe në raundin e pestë, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe do të jetë maxhoranca e re që do të zgjedhë Presidentin.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *