Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutojnë sot, përveç agresionit rus në Ukrainë – edhe çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një dokument të përgatitur për diskutimet e së hënës thuhet se agresioni i Rusisë ka krijuar ndryshime domethënëse në rreshtimet gjeo-politike.
“Më shumë se kurrë ka pritje që Ballkani Perëndimor t’iu përkushtohet vlerave evropiane si vende anëtare në të ardhmen. BE duhet t’i rreshtojë partnerët e saj rreth mbrojtjes së vlerave të përbashkëta dhe normave kyçe ndërkombëtare, dhe dënimin e agresionit rus në Ukrainë si shkelje të rëndë e së drejtës ndërkombëtare dhe rrezik për paqen dhe sigurinë globale”, është thënë në këtë dokument jozyrtar.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në një deklaratë për mediat, është shprehur e prerë se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet tu hapen negociatat, pra të fillojë tryeza e parë ndërqeveritare e cila pengohet nga vetoja Bullgare ndaj RMV. Nga ana tjetër, Baerbock duke patur parasysh luftën në Ukrainë thekson se:
‘‘Sidomos në këto kohë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt #BE është një çështje kyçe e sigurisë dhe çështje gjeopolitike. Duhet t’i qëndrojmë premtimeve tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
o.j/dita

Kjo puna e antaresimit ne BE u be si puna e dhelpres qe i gjemonte dashit me qellim qe t’i hante bolet kur t’i binin ne toke.
Germania thote te “hapen” menjehere Negociatat.
Po ashtu edhe Borelli.
Cfare mendimi kane Bosnja?
Do e “aprovoje” apo Jo?