Pa një emër për Presidentin e ri të Republikës, parlamenti u mblodh sot në seancë plenare, ku u konsumua raundi i parë për zgjedhjen e kreut të Shtetit. Kjo do të futet në historinë e parlamentarizmit, si ndër seancat më të shkurta, e cila zgjati gati 5 minuta, aty ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, raportoi se asnjë nga palët nuk kishte propozuar asnjë emër.
Edhe pse nuk kishte asnjë kandidat për t’u votuar, sipas kushtetutës së Shqipërisë ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ia lënë vendin katër raundeve të tjera. Do të jetë konferenca e kryetarëve, e cila do të mblidhet nesër dhe do të vendosë datën e mbajtjes të raundit të dytë.
Çfarë ndodh tani?
Ndërkohë që të hënën është ezaurar raundi i parë pa një emër, kjo u jep kohë palëve që deri në raundin e dytë të gjejnë emrat, të cilët do të fusin në votim. Me kalimin e raundit të parë pa një emër, ulen shanset e opozitës për t’i bërë presion maxhorancës për dakordësi pasi në dy raundet e fundit, pra të katërtin dhe të pestin, PS do të ketë mundësi që ta votojë Presidentin edhe me 71 vota duke e legjitimuar këtë edhe me faktin se nuk mund ta çojnë vendin në zgjedhje sërish pas më pak se një viti e gjysmë pas prillit 2021.
Si zgjidhet Presidenti?
Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në tre raundet e para, Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, pra 84 vota. Sipas ndryshimeve të bëra sëfundmi në Kushtetutë, në rast se në fund të tre raundeve nuk është zgjedhur ende një person, atëherë kalohet në raundin e katërt, ku Presidenti duhet të zgjidhet me 71 vota. Nëse në raundin e katërt njëri prej kandidatëve të mbetur në garë nuk siguron 71 vota, kalohet për votim në raundin e pestë, ku sërish duhen 71 vota. Nëse dështohet edhe në raundin e pestë, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe do të jetë maxhoranca e re që do të zgjedhë Presidentin.
o.j/dita

Opozita nuk kept emer sepse do rremuje, po pozita pse nuk jepe emer? Apo do ta leje per moment te fundit per nodonje krye hajdute si Likja.
Ezaurohet,a di kash me thote cka do te thote?