“Udhëtimi dhe qëndrimi i Mike Pompeo në Shqipëri është paguar nga ne, siguria e tij u mor përsipër nga qeveria e SHBA”

Amelda Amelda

 

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u shfaq në krah të kryeministrit Edi Rama gjatë firmosjes së një memorandumi mirëkuptimi mes kompanisë shqiptare të gazit, AlbGaz dhe kompanisë bullgare “Overgas” për zhvillimin e projekteve energjitike të hënën në Tiranë.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Stephen Payne, president i kompanisë amerikane “Linden Energy”, e cila ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 50% të aksioneve të kompanisë bullgare të gazit “Overgas”.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë gjatë ceremonisë, ish-sekretari i shtetit, Pompeo është kryetar i bordit të Këshillimit të “Linden Energy”.

Presidenti i Linden Energy, Stephen Payne dhe anëtari i bordit drejtues të Overgas, Matthew Bryza e cilësuan projektin e bashkëpunimit me kompaninë shqiptare AlbGaz si të rëndësishëm dhe të mbështetur  nga qeveritë shqiptare dhe amerikane.

I pyetur nga BIRN për vizitën e Z. Pompeo në Tiranë, Payne tha se udhëtimi dhe qëndrimi i tij ishin paguar nga kompania “Linden Energy”, ndërsa shtoi se siguria “është marrë përsipër nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga kryeministria, kompania Overgas ka shprehur interes për t’u furnizuar me gaz përmes terminalit që do të ngrihet në Vlorë.

Kryeministria e konsideroi këtë një projekt me rëndësi të veçantë, i cili “po bëhet realitet me kompanitë më të njohura amerikane”.

“Është një moment i shënuar për një nga projektet tona më të rëndësishme dhe strategjike që ka të bëjë me gazifikimin e Shqipërisë, duke iu referuar projektit të Termocentralit të Vlorës të pjesës gazifikuese të portit lundrues, që do të ndërtohet në Vlorë dhe padyshim të një hapi të madh që ne po hedhim duke e kthyer këtë projekt nga një projekt lokal në një projekt rajonal,” tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

Më herët, Pompeo përshëndeti dhe konferencën “Together- Krah për Krah”, kushtuar 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, ku vlerësoi marrëdhëniet e gjata mes dy vendeve.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • po mire thuhet qe do te kthehemi ne vend eksportues i energjise. cfare perfiton shteti nga ky eksport kur TEC-in e Vlores ja keni thene nje privati dhe blerjen e enrgjise se prodhuar e blen nje Bullgar? nuk mund ta bente vete Shteti investimin ne TEC dhe parate nga prodhimi dhe shitja ti shkonin mireqenies se Shqiptareve? perse e shesin kete si nje arritje? eshte njelloj sikur te thush qe Hoteli i Samir Manes ne Palase eshte nje arritje e qeverise dhe aty do shkojne te pushojne anetaret e komitetit qendror te partise shtet

  • Shqiperia vazhdon traditen e vendit te paradokseve: Me 21 prill 2008, dy kreret e partive politike ne Kuvendin e Shqiperise, Edi Rama dhe Sali Berisha nderhyne ne Kushtetuten e Republikes per te personalizuar pushtetin legjislativ me ate ekzekutiv, duke vendosur qe kryetari i Partise qe fiton zgjedhjet zgjidhet automatikisht Kryeminister. Duke u zgjedhur Kryeminister, kryetari i mazhorances k ne dore zgjedhjen e Kryetarit te Kuvendit dhe Presidentin.

    Sot, kur Sali Berisha ka nje vit qe eshte shpallur “Perona Nongrata” nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Edi Rama nuk e merr mundimin me kreun e Grupit Parlamentar te PD, Enkelejd Alibeajn te nderhyjne ne Kushtetuten e Republikes per te shtuar nje amendament te thjeshte: “Kush shpallet “Persona Nongrata” nga SHBA, duhet te lere menjhere mandatin e deputetit dhe pastaj te kaloje ne filtrin e SPAK-ut.

    Pse o shoke, nuk e merr kete iniciative Edi Rama? Sepse “Mbretit te pashpallur te Shqiperise” i leverdis qe ne krye te PD-se e te Opozites Demokratike te jete Kryekrimineli dhe Kryehajduti, agjenti i akuzuar si serbo-rus- Sali Berisha. Per te tjerat ne le te bejem gaga-gam-gam!

  • me vjen per kokalarin qe deri tani po i mbante me uj te ngrot saliun foltoren meten me genjeshtren se ajo qenka nje zonj qe paska shum shoqeri ose nje ven te afert me partin e trampit dhe keshtu vinte nje here ne 10 dite rrinte 10 dite dhe ikte me çanten plot me miliona qe i jepnin sala iliri foltorja dhe te gjith budallenjt e krahut te djatht qe ti hiqte nongrata dhe tidihmonte po tani???? qe i doli genjeshtra çfar do beje kokpalari do ti kthej milionat pas. nje keshill ik sa me shpejt ne amerik se do tezhdukin keta qe mashtrove ik se ka rrezik qe edhe amerika ta heqi neshtetsinamerikane si njeri i lidhur me njerez qe jan kundra amerikes si band kriminale ik se u telendise ik pastro ndonje shtepi se do vdesesh per buk mashtruese e klasit par. mortja saliun qe emashtrove nje surrat dylekshe. turp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *