Fituesi i javës dhe karikatura e re

editor

Të nderuar lexues pjesëmarrës në lojën Gjeni Diçiturën. Kjo është karikatura e re e kësaj jave.

Për javën e kaluar diçitura fituese u shpall: Ta kap, mos ta kap / Në mëdyshje jam / Goja ma kërkon / Këllqet nuk i kam…dërguar në redaksi nga numri 0682127236.

Fituesi ose fituesja duhet të paraqiten pranë jurisë së lojës, në redaksi, deri në mërkurën në orën 17.30 pasdite. Në rast mosparaqitje dhurata kalon si dhuratë e dytë në javën pasardhëse.

Përgjigje të mira kanë dërguar edhe:

0672174518:

Mos më shih me aq çudi, se për 4 vjet do jem sa ti. Me respekt! Irma Deda, Tiranë.

0683510301:

Luli, Salës: Si të bëhem peshkaqen si ti?!

0697686900:

Që kur lindi njerëzimi / U fiksu’ një e vërtetë / Peshku i madh e ha të voglin / Është standard në këtë jetë

0682338903:

Drejtësia ha peshqit e vegjël, por për peshqit e mëdhenj e mban gojën mbyllur.

0674528238:

Thënie e S.Berishës kur u vendos për TAP-in: Peshku i vogël hëngri peshkun e madh.

0682638525:

Peshk i vogël e i madh / Ju u rritët prej pushtetit / Kur u mundi zullumi / Shkuat drejt në fund të detit.

0698613769:

Të menduarit shumë sjell bollëk, llafazani mbjell fukarallëk. Agron Manka, Korçë.

0692294148:

Po u lidhe me të madhin / E ke të caktuar gardhin / Nëse do që të jesh gjallë / Prano si tjetri përballë. S.Kokuri, Vlorë.

0696534521:

Peshkaqen jam. Mos më shih me çudi, ti dhe populli cironka jeni.

0696504765:

O popull, ke nxjerrë njerëz të pangopur

0693298305:

Moj e mjera Drejtësi / Peshku i madh të bën karshi / Ti ha vetëm ca cironka / Të madhin, s’ta lë Evropa.

0692363407:

Vetëm në akuariumin e imunitetit politik, ëndrra e shndërrimit të cironkës në peshkaqen, bëhet realitet.

0697686900:

Peshk i madh bën karshillëk / Karshillëk dhe kodoshllëk / Gjithnjë del si fitimtar / Nuk e lë rrjetën pa çarë/ Se ësht’ pjellë qeverie / S’ia ndjen hiç prej drejtësie. Andi Berberi, Pogradec.

0686495228:

O komshi, o çudi / Ishim bashkë njëlloj të dy / Rrjedh për mua, dhe për ty / Por unë cironkë, e ti lubi. Ramazan Hoxha, Tiranë.

0696203652:

Të dy jemi izoluar, unë trashur ti holluar! Perikli Meço, Lushnjë.

0682193317:

Shefi dhe vartësi! Viktor Hoti

karikatura

Share This Article
81 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *