Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u shprehe se raundi i dytë për votimin e Presidentit të tjetër më 23 maj ora 18:00.
“Raundi i dytë të zhvillohet ditën e hënë datë 23 maj orën 18:00. Besoj që ky është propozim që biem të gjithë dakord”, tha Taulant Balla.
Kushtetuta parashikon që Kuvendi të shkojë në një raund të dytë për të zgjedhur Presidentin e Republikës, e cila përkon me datën limit 24 maj.
Nisur nga kjo, është organizuar sot në selinë e Kuvendit Konferanca e Kryetarëve për përcaktimin e datës kur do të tentohet për herë të dytë zgjedhja e Presidentit.
As opozita dhe as maxhoranca nuk kanë dalë me një emër deri më tani, ndërkohë që kryeministri Rama paralajmëroi një ditë më parë se do të prisnin opozitën deri në raundin e tretë për një marrëveshje. Nëse kjo nuk ndodhte sipas tij, atëherë maxhoranca do ta zgjidhte vetë Presidentin në raundin e katërt apo të pestë.
Ndërkohë, i pranishëm në Konferencën e Kryetarëve, Fatmir Mediu tha se opozita duhet të dalë me një emër të përbashkët për President, duke patur në fokus edhe krahun e Berishës, nëse kjo nuk ndodhte sipas tij, atëherë opozita duhej të tërhiqej nga procesi. Kjo do të bënte që maxhoranca të mbetej e vetme në Kuvend dhe të zgjidhte presidentin e që donte.
Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj tha se vendit i duhet një president me qasje euro-atlantike, ndërsa theksoi se socialistët i kanë votat për ta zgjedhur vetë kreun e shtetit në raundet e mëvonshme, por nuk kanë mandate etike duke patur në fokus personazhet e shpallur “non grata”, të cilët prodhuan disa mandate deputetësh në zgjedhjet e fundit.
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha Rama nuk po sillet me sinqeritet në këtë proces pas sipas tij për kërkon ezaurimin e raundeve me shpejtësi deri sa të shkojnë në raundin e katërt dhe të pestë në mënyrë që ta zgjedhin vetë pastaj me 71 vota.
Si zgjidhet Presidenti
Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në tre raundet e para, Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, pra 84 vota. Sipas ndryshimeve të bëra në Kushtetutë, në rast se në fund të tre raundeve nuk është zgjedhur ende një person, atëherë kalohet në raundin e katërt, ku Presidenti duhet të zgjidhet me 71 vota.
Nëse në raundin e katërt njëri prej kandidatëve të mbetur në garë nuk siguron 71 vota, kalohet për votim në raundin e pestë, ku sërish duhen 71 vota. Nëse dështohet edhe në raundin e pestë, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe do të jetë maxhoranca e re që do të zgjedhë Presidentin.
j.l./ dita

Kjo eshte konferenca per te zgjedhur ajdutin e ri me nje fjale do zgjedhin kush do vjedhi Shqiperine dhe popullin Shqiptar keta jane te gjithe pa perjashtim zuzare azgje me shume.