Janë shoqëruar në postën policore të portit të Durrësit ekuipazhi i anijes “Unistream”, ku u kapën rreth 50 kg kokainë nga Kolumbia.
Më herët u zbulua edhe itinerari i kësaj anije, e cila është ngarkuar me 2 prill në Kanada me qymyr, më pas ka ndaluar në dy porte kanadeze. Itinerari ka vijuar në Hatit për të shkuar më pas në Kolumbi ku edhe dyshohet të jetë futur sasia e kokainë.
Ndërkohë bëhet e ditur se kapiteni i kësaj anije me origjinë ruse bashkë me ekuipazhin janë marrë në pyetje nga policia.
“Erdhët dhe kontrolluat dje dhe nuk gjetët gjë. Nuk kam dijeni nëse ka pako droge në anijen time”, mësohet të ketë thënë kapiteni rus i anijes.
Ende nuk dihet nëse ata janë të përfshirë në trafikun e kokainës apo droga është vendosur pa dijeninë e tyre.
Po ashtu në pyetje janë marrë edhe përgjegjësit e kompanisë që ka porositur qymyrin por më pas të gjithë janë lënë të lirë për shkak se nuk ka akuza dhe prova për përfshirjen e tyre në trafikun e kokainës.
Droga ka qenë e fshehur në dy çanta mes qymyrit. Punonjësit e portit kanë nisur të shkarkoi qymyrin ku kanë kapur edhe njërën nga çantat.
Më pas gjatë kontrollit është gjetur edhe një çantë e dytë.
j.l./ dita

Kapiteni me origjine ruse …..! Duket qarte qe eshte armik i demokracise . Ehe…..sa te keqinj jane keta ruset…! Rrofte Ukraina.!
Ja edhe nje lidhje e mafies shqiptare me ruset.
Po kush ta hetoje?
Ata qe sjellin drogen?
Ne nje rast si ky qe shkruan ti, o Petronis, kur Partia republikane ne SHBA, ne vitin 1959, caktoi Niksonin si kandidat per president, Nikita Hrushcovi tha me nje proverb urainas: “Kane vene dhine te ruaj lakrat!”