Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq gazetën austriake “Krone Zeitung”.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se akuzat janë të pavërteta.
“Ç’koment të kem për këto mjerime të rilindjes lokale dhe ndërkombëtare (fërshëllen dikush) ja fjalë e vërtetë. E kam parë atë shkrim pa emër për presidentin e një vendi, që nuk është gjë tjetër por një ripërtypje në publik e disa shpifjeve në publik dhe të bëra nga revista Father Jonson. Përsa i takon LSI-së keni një deklaratë nga ish-zëdhënësi Sulçe, ku në 2017-ën kam qenë kryetar Kuvendi. Ai nuk i botoi ato pyetje.
Për sa më takon mua, ja ku i keni që në 3 maj 2013, një gazetar i Fax News, Bledian Koka më ka pyetur për këtë çështje dhe përgjigja është e qartë; një mashtrim totalisht. Pasi kam marrë pjesë si kryetar i Kuvendit, bashkë me Vasilin, me ftesë dhe gjithçka është e verifikueshme dhe për shkak të kamerave, dhe s’kemi asnjë lidhje me atë mashtrim. Ata thonë ka qenë Ilir Meta atje dhe ka paguar 700 mijë dollarë, për të bërë foto me Trump. Por nëse ju duket Vasili si Trump? Ai është pak mbështetjes i Trump. Është e verifikueshme”, tha ai.
Sipas Metës, ka garë mes avokatëve për ta përfaqësuar në gjyq.
“Kemi njoftuar ambasadën austriake këtu, kam njoftuar dhe ambasadorin tonë në Vjenë. Po të mos isha President i Republikës nuk do t’i padisja, sepse shpifje të tilla ju dëgjoni çdo ditë.
T’ju nxjerr listën, se e nxjerr unë të inceneratorëve sa lekë jep nëpër media që të dalë X analist vetëm të përsërisë këto gjëra kundër Ilir Metës, kundër Sali Berishës, etj. Vetëm për këtë punë paguhen, asgjë tjetër. Ata vërtetë na shajnë ne, po thonë shyqyr që jeni se nuk do kujtohej njëri për ne. Vetëm për këtë punë paguhen. Ata do të shkojnë në gjyq dhe ka garë të madhe mes avokatëve të ndryshëm në Vjenë për të më përfaqësuar në këtë gjyq. Do keni mundësi të ndiqni etapat dhe gazeta ka mundësinë t’i nxjerrë me emër të gjithë ata që kanë mashtruar jo thjesht gazetën por atë pjesë të opinionit që mund ta kenë lexuar. Do ta bëj për dinjitetin e postit që përfaqësoj. Siç kemi fituar gjyqe në Itali, do ta fitoj dhe në Austri”, deklaroi Meta.

Shkrimi në “Krone Zeitung”
j.l./ dita

Do e coj edhe ky ne gjyq sic coi Saliu dhe nuk e di nga ka humbur rrugen ceshtja e tij?
Jo morre, Ilir Meta! Ti je qelibar, dhe të gjithë ata që të akuzojnë, i kanë « gënjeshtra »! Po vilën në Gjirin e Lalëzit me nevojtore edhe për macet, me çfarë parash e bëre ?! Ti kapesh lehtë, sepse të llogaritet rroga e jote plus rroga e Monikës, duhet të dalin të barabartë me sa keni shpenzuar për të jetuar, plus shkollimi në Angli i fëmijëve, plus vlera e vilave dhe e pasurive të patundëshme. Po nuk dolën të barabarta, lëri gënjeshtrat se vëndin e ke pas hekurave.
PO KUR E PA LIKE FLORIRIN GJITHE BOTA ME ZE DHE FIGURE KUR VIDHTE RYSHFETIN PUSHTETAR ME TEFTER NE DORE GAZETA AUSTRIAKE E KA FAJIN?
sepse:
Une per vete them qe fajin e ka Edi Rama qe megjithese yshti shqyptaret te dalin dhe vriten ne bulevard ne 21 janar per hajnine e Ilir Metes, qe i shpetoi Drejtesise me finte enveriste alla Fullan Kusari, ishte po ky Edi Rama cinik dhe pa moral qytetar qe e hodhi Ilir Meten me parashyte enveriste ne karriken e Presidentit
SI NJE REZIL I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES
Asnje nga Bota nuk e ka ftuar Presidentin Rezil Shqyptar per nje vizite formale kortezie qe nga momenti qe Edi Rama e vendosi ne kete post te Kreut te Shtetit per interesat e pushtetit te tij personal, prandaj edhe keta vemje te korruptuara enveriste paguajne lobime ne shuma maramendase per te vazhduar hajnine e tyre antikombetare
Nën shembullin e Saliut ky ka 30 vite.Doktorin ka.Vetëm për Shkëlzenin e ka dhënë një herë dorëheqjen,kështu ka thënë me zë e figurë por nuk shpjegoi përse.
Kur degjon lajme te tilla per ciftin hajdut Meta ,asnje nuk befasohet , se skandalet e ketyre kusareve te pangopur jane te panumerta keto tridhjete vjet. Te dyve i ka dhene natyra disa dhunti , babezine , vjedhjen ,genjeshtren , shpifjen, mashtimin , kercenimin per vdekje per ata qe mund ti nxjerrin ndyresite dhe pislliqet e tyre.
ti shyqyr që nuk po bën prap vetvrasje,pa për gjyqin nuk prish punë!!