Maxhoranca e Opozita ulen nesër për Presidentin, PS: Nëse ata i kanë 20 firma, të propozojnë një emër

Ornela

Pasi konferenca e kryetarëve vendosi që raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të mbahet më 23 maj, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bëri ftesë opozitës që të mblidhen në mënyrë që të dalin të hënën me një emër për kreun e ri të shtetit në mënyrë që të mos digjet as ky raund.

Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se mazhoranca pret gatishmëri nga opozita për të vijuar me procesin për Presidentin.

“Ju ishit prezent gjatë bisedës që zhvilluam sot në konferencën e kryetrarëve. Shpresoj që të ketë fleksibilitet dhe gatishmëri për konsensus. Unë kam shprehur gatishmërinë për të diskutuar mbi dokumentin e Alibeajt por natyrshëm që të drejtën e propozimit ta kenë të gjitha palët.

Unë mendoj se është diçka e mirë që ne kemi mundësinë që të komunikojmë dhe unë besoj që gjithmonë dialogu dhe konsensusi të arrijnë produkte pozitive”, tha Balla.

“Nëse ka gatishmëri për tu përfshirë seriozisht në proces besoj se mund të kemi ecuri në këtë proces. I ka opozita 20 firma për një kandidat për ta propozuar, nëse i ka le ta bëjë”, vijoi ai.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Zgjidhni per President PR PERPARIM KABO. .Intelektual me integritet , bile e them me plote gojen , jo vetem ne Shqiptaret , por edhe shtetet e zhvilluara perendimore , do e deshironin te kishin ne gjirin e tyre nje intelektual si PR PERPARIM KABO . Bile edhe perendimoret do e pelqenin pernjehere nje zgjedhje te tille . Se presidenti eshte komandanti i forcave te armatosura , ne jemi anetare ne NATO. Duhet te jete asnjanes ,mbi forcat politike te vendit .Do na nderonte edhe ne arenen nderkombetare me qendrim e tije dinjitoz .Eshte shume e nevojeshme kjo zgjedhje dhe ky emer .
    Behuni nje here patriote o politikane , duheni vatanin tuaj ,qe eshte katandisur si mos me keq.
    Ju faleminderit per mirekuptimin .

  • Opozitës i ka mbetur sahati ne foltore, ne rithemelim (pas shkaterrimit), ne ribashkimin e pamundur pas divorcit, ne shpifje e sajime, ne endrren per karrigen e pyshtetit dhe ne “hallet e miletit”…
    Presidenti duhet te zgjidhet nga populli, nëse doni demokraci te vertete.
    Partite dhe partiçkat nuk perfaqesojne popullin, por krietaret e klaneve…
    Kete nyk e lejon Kuste-tuta e hartuar nga klanet, prandaj gjeni nje president dhe, do Perendia, mos qoftë nje kokqoshe si dudumi ilir-këlliri dhe as si nishani çyryk nga trutë dhe nga trupi!
    Keshtu u shkruan fshatari nga Skrapari,
    Që uron president përsëmbari
    Se mezi po pret sali gomari,
    Të jetë perseri i pari,
    Qe te gjithe lumi t’i marri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *