Kryeministri shqiptar Edi Rama foli për “Tuttosport” mbi finalen e parë europiane, që do të luhet në Shqipëri, të mërkurën e ardhshme. Fjala është për Roma-Feynoord, finalja e “Conference League”: “Kemi një nga objektet sportive më të bukura në Evropë dhe për ne do të jetë një Super Bowl i vogël”.
Kreu i ekzekutivit shqiptar i përgjigjet edhe pyetjes: A jeni i shqetësuar për tifozët e shumtë? “Jo i shqetësuar, por do të jetë një risi absolute për ne. Për sa i përket mikpritjes, ne jemi një vend që mund të luftojmë për Champions League”. Njëri nga dy finalistët është ekip italian, Roma: “Jam shumë i lumtur, që në fëmijëri kam bërë tifo për italianët në sport, më pas Roma u bë e veçantë prej José Mourinhos”.
Pak ditë më parë, “Corriere dello Sport” ndalej tek animi i kryeministrit shqiptar si tifoz i futbollit italian: “Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama është gati të mirëpresë tifozët e Feyenoord dhe Romës në Tiranë për finalen e Ligës së Konferencës, por nuk do të jetë i paanshëm.
Madje, ai tashmë përmes Instagramit ka treguar mjaft se është shumë pranë ngjyrave verdhekuqe, fillimisht duke publikuar një shall të Romës brenda stadiumit të kryeqytetit shqiptar dhe më pas duke pritur virtualisht “Mbretin e Romës” Francesco Totti me një foto te tij. Ish-kapiteni i Romës, tashmë e ka konfirmuar praninë e tij në finalen e madhe të kompeticionit europian.
Duket pak ironike kjo, duke qenë se Rama është tifoz i deklaruar me Juventusin dhe madje ka mik të tij të ngushtë drejtuesin e klubit tjetër të kryeqytetit italian, Igli Tare te Lazio. Megjithatë, kryeministri ka dalë hapur pro Mourinhos dhe verdhekuqve.
Gjithashtu ai do të jetë në stadium përkrah presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, dhe atij të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Nuk dihet nëse do të jenë edhe ambasadorët e Italisë dhe Holandës në stadium”.
a.m/dita

Edhe une jam tifoz i Italianeve por miqte trajtohen njelloj zoti Kryeminister pavarsisht distances apo problemeve te tjera qe ti i kupton. Tung .
E hengri dhe Roma
Foli gojmuti,e sigurte qe humb Roma
Boooo e hengren kapitolinet e shkrete
Po mire o Gazeta Dita,po nuk i kushtuat dy rreshta kryekomentuesit te Gazetes Dita,Pellumb Zaimit,,qe dha nje kontribut te vlefshem ne edukimin e lexuesit me komentet e tij. ?
Po, vdiq javen e shkuar. Qofte I paharruar kujtimi i kolonel Pellumb Zaimit!
Nje Politikane i nje Pashalleku me shumice myslimane ne Kombesi te quajture Albania (Arnautia) duhet ne rradhe te pare te Nderoje Atdheun,Historine,Heronjte.
Perse luftoi Pirrua i Epirit qe sot eshte i ndare nga Fuqite e Medha Imperialiste o “Kryeminister” me Emer Angles Eduart (Edi)?
Per Stamp Dumen apo per Magna Grecian e pushtuar nga Fashistet e Romes?
You ka ngelur sahati tek popullsia e ashtuquajture Came e Thesprotise o fukarenj.
Kush i Islamizoje Camet dhe kush ua ndryshoi Identitetin Epirote?
Mallkuar qofshi o te shitur.