Shkarkohet nga detyra “gjyqtarja e TikTok”, Enkeleda Kapedani! Probleme me pasurinë, figurën dhe përgatitjen profesionale

Amelda Amelda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra këtë të mërkurë gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Emri i gjyqtares u bë i njohur pas publikimit të videove të saj personale në rrjetin social TikTok. Vitin e kaluar, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi pezullimin nga detyra të saj.

Në videot e bëra publike Kapedani ecte brenda korridoreve të Gjykatës si në pasarelë dhe pozonte në mënyrë provokuese në zyrë. Në një video tjetër ajo filmoi veten duke dëgjuar në sfond një këngë ku dëgjohen fjalë si “Mafia” apo “Kolumbia”.

Po ashtu kryegjyqtarja reklamonte në TikTok veshjet e markave të shtrenjta, shoqëruar me komente pikërisht mbi markat, makinën e saj tip BMW dhe shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi apo duke përdorur telefonin në timon, vepra të cilat janë të dënueshme edhe ligjërisht.

Kapedani dyshohet se sipas disa gjetjeve të ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’. Në seancën e në KPK gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani dha shpjegime për një gjetje të ONM për dënimin e një personi tjetër të lidhur në Itali për krim të organizuar. Gjatë seancës u bë gjithashtu me dije se bashkëjetuesi i saj ishte shpallur më parë në kërkim policor, pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë në ajër pas një konflikti pronësie.

Kush është Enkeleda Kapedani?

E shpallur “Miss Shqipëria” në konkursin e bukurisë në vitin 2003, Enkeleda Kapedani vendosi të studionte për drejtësi. Më pas përfundoi Shkollën e Magjistraturës, profil gjyqtar dhe pasi përfundoi stazhin nisi rrugëtimin e saj në sistemin e drejtësisë.

Në vitin 2015, ajo u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në detyrën e gjyqtares në gjykatën e Elbasanit ku punon edhe aktualisht. Përgjatë këtyre viteve, emri i Kapedanit bëri bujë në media kur firmosi lirimin me kusht të Viktor Imerit, e bandës së Gaxhait, por asokohe nuk pati reagime të forta institucionale. Por ndërsa pritej të kontrollohej vendimmarrja e saj, zonja Kapedani u ngrit në detyrë.

Në shtator 2020, mbledhja e gjyqtareve e zgjodhi nënkryetare në detyrë, ndërkohë që nuk e kaloi vettingun.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *