“146 milionë euro për bujqësinë dhe zonat rurale”, Rama: Me financimin e BE hapet një rrugë e re për sipërmarrjen

J L

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programi IPARD III në Shqipëri, që do të financojë 146 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale shqiptare.

Rama tha se sot bujqësia po merr frymë dhe fshati nuk po braktiset. Sipas Ramës të kundërtën e thonë njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me fshatin.

Kryeministri  theksoi se duhet bashkim forcash nga fermerët që të dalin në treg.

“Është një shumë 50% më e lartë se shuma e financimit. Hapet një rrugë e gjerë për të gjitha ata që do ndjekin shembullin e zhvillimit në sipërmarrje. Kjo që po ndodh është një risi e jashtëzakonshme në jetën rurale të vendit. U vonua, për shumë vite në fakt.

Sot është hapur rruga që duan të vrapojnë më shpejt. Është një transformim konkret. Si mund të behet sukses në bujqësi dhe nuk janë dëshira por fjalë që kanë mbështetje në fakte.

Ata që kanë prona në zona të vështira dhe infrastruktura e bën të kushtueshme nxjerrjen e produktit. Aty mund të ndërtohet një sipërmarrje që bën sukses. Aty mund të investohen kursimet dhe të fitosh dyfish apo pesë fish më shumë se puna në emigracion. Është konsumatori që vjen tek shërbimi dhe kërkon produktin. Realiteti i agroturizmit që është në një fazë të parë ende. Flet vetë realiteti”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se tashmë shumë çështjeve të këtij sektori u është dhënë zgjidhje.

“Deri kur ne morëm detyrën pikat e grumbullimit numëroheshin me gishtat e dorës. Agroturizmi ishte në belbëzim me njerëz të punës që ishin të braktisur nga shteti, sot është ndryshe, në sensin që është hapur rruga e duhur për të gjithë ata që duan të vrapojnë më shpejt”, tha Rama,.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Je ne rregull ti ???
    A e din ti pse fermeri shqiptar nuk eksporton mish ne BE??
    Sepse qeveria jote i ka bere sabotim bujqesise shqiptare dhe si rrjedhoje ekonomise kombtare
    Qe shqiperia te eksportoi mish ne be qeveria ka per detyre te regjistroi krejt bagtine e vendit ky proces ka filluar para 7-8 vjetesh por akoma ska perfunduar
    Pse nuk perfundon?
    Sepse per procesin e regjistrimit te kafsheve BE ka dhene grante dhe vazhdon e jep gjersa procesi te mbaroi prandaj ky proces nuk don te mbaroi sepse mbarojne grantet dhe si rrjedhoje mijra shqiptar mbyllin fermat dhe emigrojne
    Normal qe ti nuk ke faj sepse pergjegjsia eshte personale ti je aty vetem per te dale para kamerave ne per kete te kemi votuar edhe per batuta

  • Ja fut kot me gjithë ato që thua o k/m.
    Ti i di rradhët e punës për bujqësinë?
    Po organizimi dhe mbështetja me logjistikë?
    Po kontrollin e punonjësve të drejtorive bujqësore nga qëndra e deri në bazë kush e bën?
    Po rregullore si duhet të funksionojnë ?
    E shumë probleme teknike që duhet ti zgjidhi ministria e bujqësisë.
    Nuk të funksionojnë.
    Mburesh me fondet por nuk ke rezultat.
    Mashtruesit dhe miqtë manipulatorë përfitojnë.
    Pa zhdukur sistemin me pengesa që funksionon se po nuk dhe kuotën në % nuk merr fonde nuk ka gjasa të zhvillohet kjo bujqësi.
    Gazetari që ndjek këtë sektor besoj di më shumë.

  • Sa ka dhene BE per bujqesine.ka dhene Edvimi me Beqen per shurren e Chek-upit.
    Me 5 miljard euro qe kane djegur Koncesionet e Shendetsise,do ishin rregulluar gjithe spitaleyt e Amerikes.
    Vjedhjet me koncesione kane permasa ASTRONOMIKE.
    Te mbledhesh gjithe ndihmat ushtarake dhe ushqimore qe ka dhene Amerika dhe BE per Ukrainen nuk bejne sa gjysma e vjedhjeve qeveritare me koncesione,tendera fiktuive,grabitje trojesh,kanabizim,etj.

  • Bujku brek grisur që punoj, prodhoj dhe kurr s' fitoj se e vodhi Edi Rama me kusarët agrobiznesmen dhe do t'ja mbath në emigracion. says:

    Mosi i besoni këtij individi që do të linte të turpëruar herr Gebelsin e nazizmit për propagandën e tij të kthyer deri në shkencë djallëzore mashtruese të shout të përditshëm mediatik.

    Mjaftuan 10 vjetë të kusarisë qeverisësë që fshati të braktiset totalisht nga njerzit në moshë dhe të aftë për punë dhe kanë ngelur si bujqë dhe blegtorë vetëm pensionistët që nuk kanë emigruar jashtë shtetit ose që nuk kan migruar në qytete dhe me një këmb në varr, të rjepur nga çmimet e çmëndura të spekulantëve patronazhistë të luftës po përpiqen të mbajnë gjallë bujqësin. Fshati po shkretohet . Më epër se gjysma e shtëpive të fshatit tim janë pa banorë, edhe në ato që banohen janë pensionistë. Verifikojeni po të doni. Mjafton të kontrolloni numrin e frikshëm të shkollave të mbyllura në Myzeqe dhe numrin e nxënësve në shkollat që janë gati për tu mbyllur se nuk ka më nxënës, ikën për të mos u kthyer kurrë sikurse thon , në emigracion në vëndet ku nuk qeverisin njerëz të mallkuar si Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe ky horri i paturpshëm, kusari Edi Rama.

    Shikojini ata që janë të pranishëm në shoun e radhës , janë jo bujqit dhe blegtorët e mirfilltë që punojn tokën dhe kujdesen për bagëtitë por janë horrat patronazhistë të agrobiznesit që marin domaten e prodhuesit të Myzeqesë me 20,0 L kilen në pikat moderrne të grumbullimit dhe e shesin në Tiranë 150, L kilen, çmim kusarie për blersin nga Tirana, pa le sa e shesin jashtë shtetit, duke nxjer fitime maramëndse dhe duke bër që në fshatin tim të jenë mbi 20 sera të braktisura se fiton jo prodhuesi i domates, bujku, por tregëtari kusar patronazhist që duartroket kryekusarin Edi Ramë në shoun e tij që nuk ka lidhje fare me bujqësinë, janë tregëtarë që luajnë rolin e bujkut në shoun e Ramës.

    Njerëz janë po këto agrobiznesmenë të shout të radhës për arritjet fantastike ruarale të Edi Ramës që me çmimin e kusaris prej rreth 37,0 l për litër vran blegtorinë dhe në fshatin tim si kudo tjetër, nga 250 krer lopë që kishte, numruam para disa ditësh që kishin ngelur vetëm 41 krerë, 8 herë më pak dhe verifikojeni po të doni,

    qumshti i “freskët”, djathi, gjalpi, kosi që u shesin Erzenët e Lufrat bëhet me qumësht pluhur të dyshimtë dhe përzjersave kancerozë të importuar nga agrobiznesmenët Arkan Arkanoviçët e vllaut të Open Ballkan të Edi Ramës dhe verifikojeni po të doni,

    për familjet e tyre, fëmijët e tyre pronarët e fabrikave që furnizojnë tregun nuk konsumojnë kurr produktet e fabrikave të tyre por marin qumshtin nga blegtorë të caktuar dhe e përpunojnë në shtëpi, nuk ju gënjej, vetëkuptohet ata e din mirë pse produktet e që prodhojnë vetë janë të dëmshme për njerzit, prandaj

    mos i besoni horrit që heq taksën për importimin e qumshtit pluhur nga Serbia duke hequr edhe kontrollin veterinar në dogana në kuadrin e famkeqit Open Ballkan me qëllime djallëzore që të ushqej shqipëtarët me këtë qumësht që nuk mund të importohet po të kishte kontroll veterinar. , vetkuptohet pse.

    Dhe në qoftë se ky horr bërrtet duke mashtruar “Po na prishet qumshti i freskët që eksportojmë në dogana se ……..(o zot sa i trash është në gënjeshtra ky mashtrues) …

    pret 26 miljon orë në dogana”

    as një pikë qumësht i freskët nga blegtori shqipëtar nuk eksportohet jashtë dhe ai mund të mashtroj Eskobarin e Lajçakun që vrapojnë të shpëtojnë ngordhësirën Open Ballkan edhe ndonjë shqipëtar naiv por jo njerzit me mënd.

    Qumshti që mund të eksportoj Edi Rama mund të jetë ai i lopëve të rracës që livadhisin Akademisë së barinjëve të krijuar nga ai për të ringjallur me këtë shpikje mediatike banale blegtorin që vrau ai me çmimet skandaloze të kusarve grumbullues dhe përpunues qumshti dhe me heqien e subvencioneve 10,0 L për litër që u vodhën përsëri nga vetë ata.

    Njerëz po u ushqejnë jo me mish të freskët të bagtive tona ( vetëm nga fshati imi ofroheshin mesatarisht në vit rreth 200 viça bio tregut ndërsa sot as 40 viça) , sot është mish i sakduar dhe me hormone importi që kur gatuhet nuk vjen era mish si dikur por era të dyshimta të neveritshme madje dhe shija nuk ka shije mishi.

    Ky horr shoun e radhës me përfaqsuesin e BE e bën që të 146 miljon euro subvencione të BE të fus në shpellën e thesarve të tij dhe për këtë hajduten e subvencioneve të AZHBR që nuk mer vesh nga bujqësia më tepër se Flutura, gomarica më punëtore e fshatit tim, ai e bëri ministre. Të jeni të sigurt që mekanizmi i aplikimit është i tillë që do të përfitojnë jo bujqit e mirfilltë por dy tre agro tregëtar që të ndërtojnë magazina për të xhvatur me çmimet e ulta të kusarisë prodhimet e bujqëve të mirfilltë dhe mbajeni mënt miljonat e subvencioneve të BE do të vidhen nga horri i marrosur nga kusaria.

    Verifikojeni po të doni, tregëtarët e këtyre pikave të grumbullimit që mburret Edi Rama dhe që duartrokasin duke përfaqsuar fermerin që duam të Edi Ramës në shoun e tij, i kanë kthyer ato në pika të magazinimit të mijra tonëve produkteve bujqësore me kontrato të agrobiznesmenëve turqë, grekë,……për ti ruajtur dhe për tu shitur në kohën e duhur me çmime sa më të larta shqipëtarëve.

    Jo, bujqësia , blegtoria , fshati është dënuar me vdekje nga Edi Rama dhe agrobiznesmenët e tij kusarë patronazhistë, dhe gruri, qumshti, frutat, perimet prodhohen me porosi të Edi Ramës dhe agrobiznesmenëve në Serbi, Greqi , Turqi…….

    në Shqipëri kultivari i bujqësisë dixhitale do të jetë vetëm kanabisi i kërkuar nga 60% (!!!!?????) të shqipëtarëve të Këshillimit kombëtar dhe do të ham bukë taze të gatuar nga furrxhiu kryeministër në aeroportet, portet, bujtinat , resortet turistike dhe

    mblidhni mëndjen o bujqë e blegtor, as një cent nga 146 miljon euro subvencione të BE s’do të bjer në dorën tuaj po ti mar në dor kusari patologjik Edi Rama dhe ministrja e tij që s’ mer vesh nga bujqësia por nga paratë, Karpica, ka përvojën e miljonave të IPARD 2 që tundte duke shkelur syrin ambasadori Zorreka.

    • Respekte si gjithnje o xhaxha, per punen e vuajtjen qe hiqni ne fshatin e mjeruar shqiptar.

      Por dhe kryerrugaci i qeverise te njejten gje po thote si ti, por ndryshe nga ti ai brohoret: kryerrugaci po u thote tregtareve agrare se do fitoni deri 5 fish krahasuar me punen nemigracion. Sic e the ti, permes matrapazlleqeve me cmimet e prodhimeve te bujkut.

      Skema e granteve nga BE eshte e vjeter ne europe dhe i ka dal boja me kohe per korrupsionin flagrant ne zbatim, sidomos ne Evropen Lindore. Por kryerrugaci, te cilin s’e qasen dikur kriminelet e PD por e afruan leshkot e PS me Fatos Nano e Gramoz Ruc, dhe pse njihej publikisht si kryehorr, po e trumpeton skemen e granteve bujqesore te BE pikerisht per sivellezerit horra te tij, kudo ne vend dhe qe, nqse dikur e kishin strehen te partia e kriminelit Sali Berisha, sot kryehorri kryekrimineli Edvin Rama jua shpelan njollen e zeze te horrllekut me lavarricen e propagandes se tij kapitaliste kundra-popullore duke i etiketuar biznesmene, ne rastin konkret, agri-biznesmene! Duke i normalizuar si individe ne te drejta, si une e ti qe s’guxojme ti prekim qimen e fkokut tjetrit, dhe kryesorja duke i qasur e antaresuar ne Partine e Fatos Nanos e Gramoz Rucit, soi ish-Partia Socialiste.
      Se horrat e kriminelet nuk e dininin por ata ne te vertete paskeshin te fshehur nen vete talentin e biznesmenit dhe kete talent, talentin e nxjerrjes se parase duke shkelur me kembe te drejten, dhe tjetrin i cili punon me krahet e tij, talentin e nxjerrjes se fitimit permes matrapazllekut, vjedhjes fondeve publike, te mashtrimit sy nder sy, dhe edhe vrasjes, kete talent ua zbuloi Edvin Rama kryehorri kryekrimineli, dhe e emertoi talenti i biznesberjes!
      Keshtu e ligjeroi krimin mashtrimin vjedhjen e korrupsion dhe gjithe baterdine ndaj popullit qe ky kryemaskara ka udhehequr ne kete faze te dyte te fatkeqesise demokratike qe na ka zene perposht, pasi hoqem qafe te paren me Sali Berishen.

      Pehlivani Edvin Rama me siper flet per sivellezerit e tij matrapaze e vrases, shtypesve te fukarait, hajduteve te tokave e pronave publike e te te pafuqishmeve, flet per kriminelet qe vrasin me dore te fshehur me vrases me pagese. Keta jane klasa e te ashtuquajturve biznesmene, qe Edvin Rama, keta kriminele, pasi i ligjeroi ne normalitet me termin magjik Biznesmen e, Sipermarres, e kultivon me politiken e tij, nga mjedisi demografik shqiptar, sidomis rini, por gjithnje me baze demografine e familjeve ish-kriminele ish-horre si ajo e tija dhe babait te tij, ish-kolaboracioniste, familjeve kriminele qe dikur nje sistem qe patem fatin ta kishim, i permbysi nga pushteti. Keto jane sot baza themeli i klases shtypese qe Edvin Rama ka sipermarre ta lulezoje e tia pastroje sistematikisht surratin e pergjakur me krim, para publikut .
      Ai flet sot per ta. Ai eshte perfaqesuesi i tyre i bindur ne pushtet. Dhe formalisht per letra protokollare te riciklimit te pushtetit ne te ashtuquajturen Demokraci, kryeson nje Parti te vetequajtur socialiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *