Mazhoranca ka rënë dakord me draftin e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, për kushtet dhe kriteret për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Kjo do të thotë se në tre raundet e para, ekskluzivitetin për të propozuar kandidatë do ta ketë vetëm opozita dhe më pas në të katërtin e të pestin mazhoranca mund të shohë nëse do që të bëjë propozime.
Ajo që pritet tashmë është që opozita të ulet në negociata, të sigurojë firmat e nevojshme për të propozuar kandidatë dhe më pas do të shihet sesi do të gjykohen kandidaturat, nëse do të jenë disa të tilla.
Ekskluziviteti i propozimit të kandidatëve nga opozita në tre raundet e para ishte kushti i panegociueshëm që Alibeaj kishte për mazhorancën. Në të kundërt, është shprehur ai, i gjithë procesi do të ishte i pakuptimte, një farsë.
“Nuk kemi besim te ju. E pranoni këtë dokument? Po apo jo? Tre raundet e para, propozimi të jetë i opozitës. Pikë! Asgjë më shumë”, u shpreh Alibeaj.
Ishte Taulant Balla, ai që më pas i tha opozitës se kishin arritur në një marrëveshje dhe se deri në raundin e tretë, propozimet do të jenë vetëm të opozitës.
j.l./ dita

Si mund te flase keshtu kryetari i Partise Demokratike:”O e zgjedhim ne, o rashe e vdiqa! Pike!? Hahaha! Ky Ali Beu nuk eshte per kete pune, me vjen keq … Ketej nga Amerika Demokratike dje patem votimet per Shefin e Komisariatit (Sherifin), ne Shqiperine Diktatoriale Presidentin e zgjedh “Pazari” i Mafies se Politikaneve, si Fatmir Mediu!? Hapu dhe te mbulohemi!
Ja e pranuam
prandaj presidenti zgjidhet vetem me kandidaturen e katert dhe te peste nga shumica
Ku eshte ketu bashkpunimi???
Bashkpunimi eshte prapa skene! Perpara kamerave luhet thjesht filmi! Keshtu ka qene e do jete perhere! Ata luajne filma, ti e une shkruajme komente!
Alobeu ka rast te propozoje vehten per President, ta votoje ky Parlament e te dale me nder nga kjo histori, ndryshe i duhet te prese qe Kryetar te PD ta zgjedhe…Senati Amerikan !!
Pazare, pazare, si gjithmonë, po kush e pëson nga këto marifete, vetëm Shqipëria dhe populli i saj! Nuk mjaftoi për ju Bujar Nishani dhe Ilir Meta, që bënte thirje, merrni cfurqe dhe kosore, duke diskredituar atë post, si kreu i Shtetit! Populli është i zgjuar, ndërsa kjo klasë politike është e nivelit të ulët. Përse Presidenti nuk zgjidhet nga populli?! Nuk doni sepse populli është më i zgjuar nga ju dhe ju prish pazaret!
Presidenti zgjidhet nga populli, (si ne USA, France, Rusi, etj.), kur ka te drejta dhe kompetenca me te medha! Ne Gjermani, ku presidenti ka disa te drejta dhe kompetenca, zgjidhet nga nje gremium me i madh se parlamenti! Ne disa vende te tjera ne bote, ku presidenti ka edhe ca te drejta dhe kompetenca me shume, ai zgjidhet nga nje asamble kushtetuese. Ne Shqiperi presidenti ka disa te drejta de jure, por de facto ka celsat e kashtes!
Nuk ashtu “njoni”. Ilir Meta ktheu të gjitha ligjet që miratonte Parlamenti, emronte gjyqtarët e Kushtetueses, anulloi datën e zgjedhjeve që e kishte caktuar më parë vetë, jepte dekorata fashistave dhe ballistave, ktheu përmbys një shtet të tërë. Pra nuk është formal, prandaj duhet të zgjidhet nga populli dhe jo me pazare individësh.
Cfare kuptimi ka qe te vendose pakica per presidentin ?
Kjo eshte idiotesia me e madhe. Shumica ne parlament perfaqeson shumicen e popullit. Jepini fund ketyre pacavureve sepse keshtu u zgjodh edhe Likja president.