Ndonëse është sëmundja më e shpeshtë në popullatë, vetëm gjysma e pacientëve të prekur e dinë që janë me hipertension. Autoritetet e shëndetit publik ngrenë alarmin se moskontrollimi dhe mbajtja në normë e vlerave të presionit të gjakut, po shton gjithnjë e më shumë numrin e pacientëve që përballen me ndërlikime të rënda shëndetësore, të cilat shpesh herë rezultojnë deri në pasoja fatale për jetën. Të dhënat e raportuara nga strukturat shëndetësore tregojnë se hipertensioni mbetet faktori kryesor i nivelit të lartë të vdekshmërisë në mbarë botën. Fatkeqësisht gjatë viteve të fundit përhapja e sëmundjes po vërehet edhe në moshat më të reja. Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është fakti se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm nëse tensioni i gjakut të tyre është i lartë, e kjo ndodh për shkak të moskuptimit të shenjave dalluese që në stadet më të hershme, çka vonon më pas edhe marrjen e ndihmës së duhur mjekësore.
Presioni i lartë i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore, si: hipertensioni, është faktor i madh rreziku për sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe madje edhe sëmundjeve të syrit. Kur presioni i gjakut tejkalon një kufi të caktuar, njihet si tensioni i lartë i gjakut. E vetmja mënyrë për të gjetur se cili është tensioni juaj i gjakut, është matja e tij duke përdorur pajisjet matëse të pranueshme.
Vlerësimet e bëra në popullsinë tonë tregojnë se jo pak, por 37 për qind e personave adult dalin me tension të lartë. Ndërkohe që janë rreth 280 mijë shqiptarë që janë diagnostikuar me hipertension. Gjatë viteve të fundit vërehet se në vendin tonë hipertensioni mbetet shumë i lartë, duke mos shfaqur shenja të uljes së tij. “Më shumë se 1 në 3 shqiptarë adult është me hipertension”, bëjnë me dije autoritetet e shëndetit publik. Ndërkohë që nga të dhënat e raportuara edhe në rang ndërkombëtar rezulton se hipertensioni është shkaktari kryesor i vdekjeve, ku 1 në 4 vite jetë të humbura të shëndetshme kanë në origjinë të tyre fillestare hipertensionin.
Përkundrejt rrezikut të madh që paraqet kjo sëmundje, Dje në “Ditën Botërore të Hipertensionit” u lançua edhe fillimi i fushatës së: “Majit muajit të matjes (MMM) së Tensionit Arterial”, e cila është një fushatë globale që synon të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës për rëndësinë që ka kontrolli i presionit të gjakut. Përgjatë gjithë muajit do të vijohet me matje të tensionit arterial, si dhe këshillim i popullatës për një stil jete të shëndetshëm që ndihmon në parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Çfarë është hipertensioni?
Hipertensioni zhvillohet kur muret e arterieve të mëdha humbasin elasticitetitn e tyre dhe bëhen të ngurta, apo kur enët e vogla të gjakut ngushtohen. Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është 140/90mmHg ose më lart, për disa ditë, atëherë ju mund të keni hipertension. Ju mund të keni hipertension edhe nëse njëri nga numrat është më i lartë se norma. Hipertensioni zakonisht nuk ka simptoma apo shenja klinike. Ai është quajtur ndryshe dhe një vrasës i heshtur.
Situatat në të cilat duhet të konsiderohet “emergjencë”
Autoritetet e shëndetit publik bëjnë me dije se presioni i lartë i gjakut në shumë raste mund të jetë edhe tregues i një emergjence shëndetësore. Nëse ky presion është i lidhur me dhimbje gjoksi, gulçim, dhimbje koke, marramendje, dhimbje shpine apo dhimbje barku kërkon një kujdes mjekësor të menjëhershëm. Nëse nuk keni përjetuar më parë gjendje të presionit të lartë arterial, duhet ta monitoroni atë 2-3 herë në ditë, për të paktën një javë. Më pas, këtë monitorim duhet ta konsultoni me mjekun tuaj të familjes. Në varësi të luhatjes së vlerave përcaktohet edhe terapia trajtuese që duhet të ndjekë pacienti. Por, në çdo rast duhet të jemi të kujdesshëm që ky trajtim të jepet vetëm nga një mjek specialist që ka kontrolluar e kujdes të gjitha vlerat.
Çfarë duhet të dini rreth matjes së presionit të gjakut?
Presioni i gjakut matet nga një aparat i posaçëm, i cili në formën e tij klasike ndërtohet nga një manshetë, nga një pompë, tubat e gomës, si edhe nga një matës ajri nën presion. Njësia e matjes është quajtur milimetra të shtyllës së zhivës (mm Hg). Mansheta vendoset përreth krahut mbi nivelin e bërrylit, ajo rrotullohet rreth krahut në trashësinë e tij pa e shtrënguar me tepri. Krahu mbahet në anën e trupit në nivelin e zemrës, në të njëjtën kohë mbi arterien në nivel të bërrylit vendoset stetoskopi. Ndërkohë, nëpërmjet pompës ushtrohet presion deri sa goditja e arteries në vesh të mos dëgjohet më. Pastaj fillojmë e lirojmë presionin dhe goditja e parë që dëgjohet në vesh quhet presion sistolik (numri i lartë) dhe goditja e fundit quhet presion diastolik (numri në fund). Sot, ka aparate të ndryshëm, të cilët eliminojnë përdorimin e stetoskopit gjatë matjes së tensionit arterial. Këta aparate paraqesin në mënyrë elektronike shifrat e presionit të gjakut. Edhe pse matja nëpërmjet aparatit klasik (me stetoskopin në vesh) konsiderohet si më e saktë, jo për të gjithë njerëzit është lehtësisht i përdorshëm.
Shpeshtësia e matjeve që duhet të bëni
Për të marrë një vlerë sa më të saktë të tensionit arterial duhet të bëjmë dy deri në tre matje në të njëjtën kohë. Edhe pse përcaktuam si presion normal atë që ndodhet nën shifrat 120 me 80, presioni i gjakut mund të ndryshojë nga personi në person, por edhe tek i njëjti person gjatë gjithë ditës në varësi të situatës. Faktorë të tillë si stresi, ankthi, mënyra e ushqyerjes (me përmbajtje të lartë kafeine ose kripe), pirja e duhanit apo edhe sforcot fizike mund të shkaktojnë rritje të presionit. Po ashtu edhe përdorimi i medikamenteve të ndryshme mund të shkaktojnë rritje të presionit arterial.
Parandalimi
Lidhur me parandalimin e kësaj sëmundjeje, autoritetet e shëndetit sqarojnë se fokusi kryesor mbetet tek promovimi i një jetë të shëndetshme në popullatë, ku rëndësi të veçantë merr ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik i vazhdueshëm. Mjekët këshillojnë matje të rregullt të presionit arterial sidomos nëse janë pikasur qoftë edhe një herë vlera të larta të presionit apo nëse keni histori familjare për hipertension. Duhet të dini se Hipertensioni është i parandalueshëm dhe i trajtueshëm! Duke ndryshuar stilin e jetesës, ku të përfshini një ushqyerje e shëndetshme, aktivitet fizik, kufizimi të kripës <5 gr/ditë, ruajtje të vlerave normale të kolesterolit në gjak, ruajtje të peshës, parandalim të obezitetit, menaxhimi të stresit, si dhe kryerjen e matjeve të rregullta të presionit arterial (në kushte shtëpie dhe tek mjeku i familjes), ju mund të parandaloni shfaqjen e hipertensionit dhe komplikacioneve aterosklerotike dhe multiorganore.
Çfarë duhet të dini rreth tensionit tuaj të gjakut?
- Autoritetet e shëndetit publik rekomandojnë që, të gjithë duhet të njohin presionin e gjakut duke e kontrolluar atë të paktën një herë në çdo vit.
- Presioni i lartë i gjakut është një vrasës i heshtur. Nuk ka simptoma derisa presioni është shumë i lartë, ose derisa shkakton dëme në organet vitale, si: zemra ose veshkat. Gjithkush ka nevojë për një presion gjaku në arteriet e tij. Kur zemra rreh, ajo pompon gjak nëpër arterie për t’u çuar ushqim indeve. Forca e gjakut kundër mureve të arterieve quhet tensioni i gjakut. Presioni sistolik ndodh pas rrahjes së zemrës dhe është leximi më i lartë. Presioni më i ulët apo presioni diastolik është presioni në arteriet në mes të rrahjeve të zemrës. Në qoftë se arteriet apo tubacionet ngushtohen apo bllokohen, atëherë zemra pompon më me vështirësi për të shpërndarë gjak në inde, dhe presioni në arterie ngjitet lart.
- Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është më poshtë se 120/80mmHg, atëherë ju keni një presion normal të shëndetshëm të gjakut. Mbani këtë tension dhe kontrollojeni atë përsëri mbas një viti.
- Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është mbi 120/80 mmHg, por më pak se 140/90 mmHg, jeni në rrezik për t’u bërë hipertensivë. Prandaj ju duhet të merrni disa hapa të menjëhershme për të përmirësuar stilin e jetës suaj, dhe çdo vit duhet të kontrolloni presionin e gjakut te mjeku.
- Në qoftë se tensioni juaj i gjakut është rreth apo mbi 140/90 mmHg, ju duhet të takoni një person të kujdesit shëndetësor për të parë nëse keni tension të lartë të gjakut, apo nëse keni nevojë të filloni trajtimin me mjekime për të parandaluar infarktin e zemrës dhe goditjen në tru.
- Sot tensioni i gjakut mund të matet në shtëpi nga vetë njerëzit, pra është lehtësisht i matshëm. Autoritetet e shëndetit kërkojnë që të masni presionin e gjakut në shtëpi, në klinikën e një mjeku, në një qendër shëndetësore ose farmaci. Shkruani vlerat e presionit të gjakut dhe të pulsit, mundësisht përsëriteni tri herë, ku secila matje të jetë 2 minuta më pas.
Mbajtja nën kontroll e hipertensionit, 9 këshillat që nuk duhet t’i neglizhoni
- Këshilla e parë që japin autoritetet shëndetit publik për presion normal gjaku është të mbani peshë trupore të shëndetshme. Duke ndjekur këtë objektiv ju do të reduktoni mundësinë për të vuajtur nga presioni i lartë i gjakut.
- Këshilla e dytë për mbajtjen nën kontroll të gjakut është të mos neglizhoni kryerjen e aktivitetit fizik. Autoritetet e shëndetit rekomandojnë që të bëni të paktën 30 minuta aktivitet çdo ditë.
- Këshilla e tretë ka të bëjë me konsumimin e sa më shumë frutave dhe perimeve në dietën e përditshme. Këshillohet që këto të konsumohen të gatuara me avull, ose të pagatuara.
- Këshilla e katërt ka të bëjë me konsumin e panxharit. Autoritetet e shëndetit publik sqarojnë se konsumi i rregullt i lëngut të panxharit ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut.
- Këshilla e pestë ka të bëjë me reduktimin e konsumit të kripës. Sipas bluzave të bardha të rriturit duhet që të konsumojnë më pak se 5 gram kripë në ditë, ose një lugë çaji. Por, në këtë rast nuk duhet që të harroni se ushqimet e përpunuara kanë kripe dhe sasia më e lartë ndodhet tek buka, drithërat, salcat dhe supat.
- Këshilla e gjashtë ka të bëje me ndalimin e duhanit. Duhet të dini që presioni i gjakut rritet nëse ju konsumoni duhan, ndaj rekomandohet që të veproni me lënien e tij.
- Këshilla e shtatë ka të bëjë me konsumin e kafeinës. Për të pasur një presion sa më normal të gjakut rekomandohet që të ulni sasinë e kafeinës që konsumoni gjatë ditës. Mos harroni se kafeina gjendet edhe tek disa pije të gazuara, ashtu, si te kafja dhe çaji.
- Këshilla e tetë ka të bëjë me kujdesin që duhet të tregoni me konsumin e alkoolit. Në rekomandimet e lejuara është doza ditore 2 pije për meshkujt dhe një pije për femrat (1 pije është baraz me një gotë të vogël birrë ose verë).
- Këshilla e dhjetë ka të bëjë me reduktimin e niveleve të stresit. Të dhënat tregojnë se stresi ndikon në rritjen e presionit të gjakut.
Simptomat dalluese të hipertensionit
- Dhimbje koke.
- Valë skuqjeje dhe nxehtësie në kokë.
- Marrje mendsh.
- Zhurma në vesh.
- Dobësi trupore dhe lodhje.
- Nganjëherë shoqërohet me gjak nga hundët.
- Ankthe dhe depresion.
- Nervozitet.
- Zverdhje ose skuqje të lëkurës.
- Ndjesi të fikti.
- Shpesh nuk ka fare simptoma te të sëmurët me hipertension

Per shqipetaret qe jetojne ne Shqiperi niveli i tensioni 140/90 eshte normal, nqs ndonjeri merr ilacc per te kuruar tensioning te thone qe duhet te marre sh ilac per true, pasi ilaci per tension merret vetem po kaloi 170/100 dmth kur te vdesesh ne vend. Hajde mentalitet shqiperi, Hajde.
Pse kane dhe do ndodhin me teprice nga vaksinat?
Po beni njerzit gati dmth. te pranojne realitetin pa ditur shkakun.
Vaksinat dhe helmet tuaja po shkaktojne vdekje.
ASNJE VAKSINE!
LLOGJIKA THERRET:
ASNJE VAKSINE!
ASNJE VAKSINE!