Wizz Air lançon forumin rinor Wizz

Ornela


Aplikimet tani janë të hapura edhe për moshat 18-25 vjeç në të gjithë Evropën, për t’u bashkuar
në internet me grupet e diskutimit të fokusuara tek udhëtimet

Tiranë, 18 maj 2022: Wizz Air, linja ajrore me kosto të ulët me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe një nga më të qëndrueshmet, është e lumtur të njoftojë fillimin e Forumit Rinor të saj WIZZ, një diskutim jozyrtar në stilin e fokus grupeve online për klientët e saj të moshës 18 -25 vjeç, për të ndarë komentet, rekomandimet dhe njohuritë e tyre, për të ndihmuar kështu linjën ajrore të përmirësojë shërbimet e saj.

Aplikimet për Forumin Rinor WIZZ tani janë të hapura për klientët e rinj të linjës ajrore që janë të apasionuar pas udhëtimeve, fluturimeve, tendencave të së ardhmes dhe zgjidhjeve dixhitale. Nisma e re është një mjet për Wizz Air për të mbledhur komente cilësore në gjashtë fusha kyç të biznesit: udhëtimi i klientit; prirjet e kërkesave të udhëtimit në të ardhmen; qëndrueshmëria; zhvillimet dixhitale; drejtimet e konceptit krijues; dhe komunikimet. Hulumtimi cilësor i forumeve është në vazhdën e anketave të tjera sasiore që po kryen WIZZ, për të mbledhur tendencat dhe mendimet e klientëve. Të dyja theksojnë angazhimin e Wizz Air për të përmirësuar vazhdimisht përvojën e klientit, pasi përfundimet e nxjerra, e ndihmojnë kompaninë ajrore të mësojë, të rritet dhe të përmirësojë shërbimet e saj.

Nga një grup fiks prej 80-100 personash në të gjithë Evropën, njëzet pjesëmarrës do të zgjidhen një herë në muaj për t’iu bashkuar diskutimeve në stilin e grupeve të fokusit, të cilat do të shpërndahen në internet nëpërmjet Microsoft Teams. Pjesëmarrja është tërësisht vullnetare; megjithatë, pjesëmarrësit do të marrin një kupon fluturimi prej 20 € për seancë si nxitje. Jo vetëm kaq, por të gjithë pjesëmarrësit e Forumit Rinor të WIZZ do të përfshihen automatikisht në një short për mundësinë e fitimit të një kuponi prej 200 €, për të fluturuar në një destinacion të ëndërruar të Wizz Air, sipas zgjedhjes së tyre.

Zsuzsa Poos, Shefe e Klientit dhe Marketingut në Wizz Air, tha: “Në Wizz Air, ne jemi të përkushtuar të ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme ndaj klientit, kjo është arsyeja pse jemi të lumtur që po lançojmë Forumin Rinor WIZZ, një nismë e udhëhequr nga klientët me fokus në përcaktimin e prirjeve, që do na vlejë për të përmirësuar shërbimet tona. Nisma do të mbledhë opinione nga baza jonë e re dhe e larmishme e klientëve, të cilët do të jenë në gjendje të drejtojnë dhe informojnë vendimet dhe objektivat tona të ardhshme të biznesit. Forumi Rinor WIZZ është një shans unik për të takuar njerëz me mendime të njëjta nga e gjithë Evropa, dhe për të ndarë ide të vlefshme, që do ta ndihmojnë Wizz Air ta përmirësojë akoma më tej shërbimin. Mos hezitoni dhe aplikoni sot!”

Për ata që janë të interesuar t’i bashkohen Forumit Rinor Wizz, aplikimet janë të hapura këtu.
Rreth Wizz Air
Wizz Air, linja ajrore evropiane low-cost, me rritjen më të shpejtë, operon një flotë prej 154 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të përkushtuar të aviacionit ofron shërbime superiore dhe tarifa shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 10,2 milionë pasagjerëve në vitin financiar që përfundon më 31 mars 2021. Wizz Air është i listuar në Bursën e Londrës nën shenjën WIZZ. Kompania u shpall kohët e fundit një nga dhjetë linjat ajrore më të sigurta në botë nga airlineratings.com, e vetmja agjenci e vlerësimit të sigurisë dhe produkteve në botë, dhe linja ajrore e vitit 2020 nga ATW, vlerësimi më i lakmuar që një linjë ajrore ose individ mund të marrë, si dhe një kompani e qëndrueshme në industrinë ajrore për vitin 2021, nga World Finance Magazine.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *