Eurodeputeti irlandez, Ciaran Cuffe ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Europian, teksa ishte i veshur me bluzën e Kombëtares shqiptare.
Gjatë fjalës së tij, Cuffe theksoi se Shqipëria ka bërë përpjekje shumë të madha, prandaj ka ardhur momenti që të hapen menjëherë negociatat për anëtarësim në BE.
“Lufta në Ukrainë na tregoi, se paqja është e brishtë. Në vitet 90, vendet e Ballkanit Perëndimor na e rikujtuan këtë. Nuk duhet të harrojmë kurrë, se vetëm përmes dialogut, mund të kapërcejmë urrejtjen, dhunën dhe përplasjet midis kombeve. Bashkimi Europian është një forum për shtet anëtare për të gjetur kompromise përmes fjalëve dhe jo armëve. Duke pushtuar Ukrainën, Rusia sfidoi këto vlera themelore.
Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë me ne këto vlera, por spektri i luftës rëndon mbi rajonin. Unë kam qenë në Shqipëri së fundmi, siç mund ta shihni dhe pashë për herë të parë zhgënjimin në rritje me procesin e integrimit europian. Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha ndaj ne duhet të hapim menjëherë negociatat e anëtarësimit. Nëse nuk e bëjmë jo vetëm që ne nuk do jemi në lartësinë e përgjegjësive tona, por ne rrezikojmë që të rrisim ndërhyrjen e atyre që përdhosin vlerat tona”, tha Cuffe.
j.l./ dita

Edhe Edvin Rama pretendon se kemi bërë përpjekje të mëdha duke mashtruar zyrtarët e BE-së me arritjet e këtyre përpjekjeve që realisht janë minus.
Një dashamirës dhe mik i vërtetë i shqiptarëve!
Nderime dha falënderime per z Ciaran Cuffe!
Koreografia,mixazhi,Starring,,Edvin Rama.
Kur te qethen vicat o Edvin!
Te lumte ty o Evrodepute i nderuar. Kemi tridhet e ca vjet qe therrasim e duam Shqiperin si e gjith Evropa pore kjo deri me sot nuk ka ndodhur dhe kjo jo per fain e Shqiptarve pore per fain e hileqarve.!
Faleminderit….
MIRËNJOHJE, KËTIJ DEPUTETI TË PARLAMENTIT EUROPIAN!