Policia ka dhënë mbrëmjen e sotme detjaet zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Sukth.
Bëhet me dije se Arben Mërkuri është qëlluar me automatik dhe pasi është dërguar në spital në gjëndje të rëndë nuk ka mundur të mbijetoi.
Arben Mërkuri, është një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi dyshohet gjithashtu të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016 për shkak të investimit që po kryente në zonën e Gjirit të Lalzit.
Gjiuthashtu bëhet me dije se Mërkuri dyshohet të ketë marrë pjesë në 12 ngjarje të rënda kriminale.
48-vjeçari ka qenë gjithashtu një nga personat e dyshuar që ka marrë pjesë në ekzekutimin e 4 viteve më parë të Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautajt.
Gjithashtu Mërkuri njihet si miku i ngushtë i Landi Muharremit ose i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, i cili dyshohet se ka qenë në makinë me prokurorin Arjan Ndoji, ditën që iu bë atentat, ku mbeti i vrarë shoferi i tij.
a.m/dita
