Durrës, kapen 2 të kërkuar për trafik droge dhe plagosje

anazapta

Dy persona të kërkuar për trafik droge dhe plagosje u arrestuan gjatë 24 orëve të fundit nga policia e qytetit bregdetar. Burime zyrtare nga komisariati bënë me dije se ndaluan Kreshnik Gjoka, 31 vjeç,  banues në lagjen nr. 10, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e kërkonte prej 22 nëntorit në masën “arrest me burg” për “trafik droge në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Kurse Olsi Gjokeja, 26 vjeç, nga Kruja, ishte i dënuar me 3 vjet burg nga gjykata për plagosje të rëndë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *