Aksident në Rrugën e Kombit, ‘Benzi’ bie në humnerë, vdes i riu nga Tropoja

J L

Përgjaken rrugët e vendit! Një tjetër aksident me pasojë humbje jete ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Rrugën e Kombit.

Si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër është i plagosur rëndë.

Aksidenti i ka marrë jetën një 25-vjeçari, ndërsa i plagosur ka mbetur një 19-vjeçar.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Kolsh në Kukës. Makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka përfunduar në një humnerë.

Dy të rinjtë nga Tropoja po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, teksa mjeti i tyre “Benz” ka rënë 100 metra në humnerën poshtë rrugës.

Shkak i aksidentit deri më tani dyshohet se ka qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i shoferit pasi nuk janë vënë re gjurmë frenimi në asfalt.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash – Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit  A. Rr., 25 vjeç  dhe Xh. L ., 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë, shtetasi A. Rr. ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit  A. Rr. ndërsa shtetasi  Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *