Aksion blic në Elbasan. Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka lëshuar në total 32 urdhër-arreste e në kuadër të këtij vendimi ka nisur edhe operacioni policor.
Aksioni i forcave RENEA ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe është ende në vijim.
Mësohet se Struktura e Posaçme ka lëshuar në total 32 urdhër-arrestesh, 19 vetëm në Elbasan, ndërsa në lagjen 5 maji, janë vendosur në pranga 2 persona.
Pritet të arrestohen 10 persona si pasojë e dëshmisë të dhënë nga Nuredin Dumani.
Personat, të cilët do të arrestohen dyshohet se janë pjesëtarë të grupeve kriminale që operojnë në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që bëhet me dije se mes tyre janë dhe oficerë policie, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën.
Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacione për aksionin dhe për emrat e personave të ndaluar.
j.l./ dita

Po emrat e Sali Berishes dhe Ilir Metes jane ne liste?!